Lajme Zone
Droja e çuditshme e Flamingove për të treguar aleatët
PolitikëPamfleti

Droja e çuditshme e Flamingove për të treguar aleatët

Problemi i protestave, përkatësisht i njerëzve që qëndrojnë në krye të tyre, lidhet me drojën e çuditshme për të treguar se çfarë përfaqësojnë dhe kë kanë në krah.

Revolucioni i Flamingove / Gjermania, demokratët amerikanë dhe qarqet e Erdoganit përfaqësojnë interesa të ndryshme brenda protestës. Fshehja e aleancave dhe financimeve dëmton besueshmërinë e lëvizjes dhe i jep Edi Ramës hapësirë për të negociuar me mbështetësit e saj... Problemi i Lëvizjes së Flamingove nuk qëndron te numri i pjesëmarrësve, siç pretendojnë mazhoranca dhe mediat pranë saj. Në çdo lëvizje, numrat përbëjnë një element të rëndësishëm, por jo thelbin e çështjes.

Problemi i protestave, përkatësisht i njerëzve që qëndrojnë në krye të tyre, lidhet me drojën e çuditshme për të treguar se çfarë përfaqësojnë dhe kë kanë në krah.

Nëse u kthehemi deklaratave të Edi Ramës, gjatë shpërthimit të Revolucionit të Flamingove ai u mor për një kohë të gjatë me Gjermaninë. Përmendi Hitlerin dhe e homologoi parullën “Shqipëria e shqiptarëve” me “Deutschland über alles”. Prej disa kohësh, ky ritëm ka rënë, sepse kreu i mazhorancës ka negociuar siç di ai, me këmbëngulje.

Europa, veçanërisht Gjermania, ka mbështetur protestën kundër Ramës dhe çdo mundësi për krijimin e një opozite apo lëvizjeje kritike. Kjo nuk përbën diçka negative, por një shenjë politike se Bashkimi Europian kërkon një shoqëri demokratike në Shqipëri.

Përse, atëherë, aktorët që kanë marrë mbështetje nga fuqia politike dhe ekonomike e Europës nuk e shprehin mirënjohjen dhe nuk e përmendin aleatin e tyre?

Kjo sjellje tregon kompleks dhe miopi politike, sepse politika nuk bëhet pa partnerë, të cilët kanë interesat, këndvështrimet dhe qëndrimet e tyre. Aleancat ndikojnë dhe përcaktojnë drejtimin e një lëvizjeje. Asgjë nuk ndërtohet vetëm.

Përse Flamingot nuk flasin për aleancat e tyre? Sepse përbëhen nga më shumë se një grup dhe kanë më shumë se një mbështetës.

Kjo situatë ka prodhuar edhe probleme mes tyre, të cilat mazhoranca është përpjekur t’i zmadhojë dhe t’i shfrytëzojë. Fshehja nuk sjell asnjë përfitim. Përkundrazi, i dëmton. Secili grup duhet të tregojë aleancën që ka dhe arsyen pse e ka krijuar.

Aleancat kanë arsye politike që duhet të dalin në dritë. Transparenca u shërben më shumë sesa fshehja.

Nuk ka asnjë arsye që Revolucioni i Flamingove të fshehë aleatët e Erdoganit, mbështetësit e lidhur me Gjermaninë, demokratët amerikanë apo përfaqësuesit e së majtës ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, secili grup mund të shpjegojë hapur përse mban qëndrime të caktuara. Si aleatët e Perëndimit, ashtu edhe ata të Turqisë duhet të dalin publikisht, megjithëse përfaqësojnë interesa të ndryshme.

Këto interesa mund të jenë kontradiktore, por janë të natyrshme, kanë logjikën e tyre dhe meritojnë të përfshihen në debatin politik.

Mungesa e këtij debati e lë kryengritjen kundër qeverisë pa identitet të qartë politik. Nuk ka asgjë të keqe nëse qarqe të ndryshme e mbështesin atë. Nëse pjesëmarrësit druhen ta pranojnë këtë mbështetje, Edi Rama fiton terren, merr krahë dhe negocion drejtpërdrejt me drejtuesit e tyre.

Çdo lëvizje politike ndërtohet mbi aleanca dhe marrëdhënie, të cilat duhet të mbeten të hapura dhe transparente. E njëjta kërkesë vlen edhe për financimet.

Pa këtë transparencë, asnjë lëvizje nuk fiton besueshmëri. Nga fshehtësia përfiton Edi Rama, njeriu që krijon aleanca pa transparencë. Një lëvizje që kërkon ta zëvendësojë duhet të veprojë ndryshe./Pamfletidroja e çuditshme e flamingove aleatët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama u vë fre pagave të magjistratëve, Kuvendi përcakton me 84 vota formulën e re 18 Shtator 2026, 07:1607:16Politike Pagat e magjistratëve, Rama paralajmëron ligj të ri: Duhet të marrë fund rritja automatike 18 Shtator 2026, 01:1801:18Politike Rama përplaset me opozitën në Kuvend: Becchetti do të marrë zero lekë, paratë e ngrira do të kthehen në arkën e shtetit 17 Shtator 2026, 23:5923:59Politike "Lironi fondet, ndryshe ju arrestojmë"/ Debate në Kuvend për pagat e gjyqtarëve, Malaj: Një OPGJ kërcënoi punonjësit e Thesarit 17 Shtator 2026, 22:5122:51Politike Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave 17 Shtator 2026, 22:1222:12Politike Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha akuzon Ramën: Luajti rolin e negativit në këtë çështje 17 Shtator 2026, 22:0922:09Politike