Lajme Zone
Demokratët propozojnë paketë ligjore për kontratat publike dhe koncensionet
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Demokratët propozojnë paketë ligjore për kontratat publike dhe koncensionet

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë ligjore për t’i dhënë zgjidhje situatës, që e konsideron si alarmante, me kontratat publike dhe koncensionet. Në një deklaratë për shtyp, dy deputetët demokratë, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso, ndanë arsyetimet e tyre. “Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një paketë ligjore për t’i dhënë zgjidhje situatës, që e konsideron si alarmante, me kontratat publike dhe koncensionet.

Në një deklaratë për shtyp, dy deputetët demokratë, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso, ndanë arsyetimet e tyre. “Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike”,-tha Bozdo.

“Sot, kuadri ligjor nuk garanton transparencë për pronat dhe paratë publike që kalojnë me kontrata te privati”,-theksoi Kaso.

Sipas demokratëve, kjo paketë ligjore synon gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.