Lajme Zone
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Avokati i Popullit Endrit Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Avokati i Popullit Endrit Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Endrit Shabani, i cili shprehet se respekton vendimin e Kushtetueses dhe se i ka dhënë përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Reagimi:

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes. Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

Aktualitet Top Channel