Lajme Zone
Vendi në flakë, zjarri i shkon dhe në ‘derë të shtëpisë’, Rama vijon pushimet dhe ... propagandën
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vendi në flakë, zjarri i shkon dhe në ‘derë të shtëpisë’, Rama vijon pushimet dhe ... propagandën

Prej disa ditësh Shqipëria po përballet me zjarre të përmasave të mëdha në disa zona të vendit, me vatra që kanë vënë në vështirësi zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencave. Situata u rëndua mbrëmjen e kaluar edhe në rrethinat e Tiranës, ku flakët u përhapën me shpejtësi në zonat e Daiasit, Priskës dhe Farkës, duke iu afruar edhe Surrelit, zonës ku ndodhet rezidenca e kryemi

Prej disa ditësh Shqipëria po përballet me zjarre të përmasave të mëdha në disa zona të vendit, me vatra që kanë vënë në vështirësi zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencave. Situata u rëndua mbrëmjen e kaluar edhe në rrethinat e Tiranës, ku flakët u përhapën me shpejtësi në zonat e Daiasit, Priskës dhe Farkës, duke iu afruar edhe Surrelit, zonës ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Edi Rama. Era e fortë favorizoi përhapjen e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë e bëri më të komplikuar ndërhyrjen nga toka. Flakët morën përmasa të konsiderueshme dhe u panë edhe nga qendra e Tiranës, ndërsa në disa momente zjarri iu afrua zonave të banuara.

Në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, strukturat e emergjencave dhe mjete ajrore për përballimin e situatës.

Por zjarri në rrethinat e kryeqytetit ishte vetëm një prej vatrave që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Situata është raportuar problematike edhe në qarqe të tjera, duke vënë në provë kapacitetet e strukturave shqiptare për përballimin e emergjencave.

Tirana digjet, Rama me pushime Në një moment kur zjarret kanë përfshirë disa zona të vendit dhe një prej vatrave iu afrua edhe zonës së Surrelit, kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa ditësh me pushime në Dhërmi. Gjatë kësaj periudhe upa duke pushuar me skaf në ujërat joniane.

Po ashtu, në media është publikuar edhe një fotografi e Ramës duke darkuar me Aleks Soros, djalin e miliarderit amerikan George Soros.

Kujtojmë se Alex Soros është një figurë e njohur e politikës dhe filantropisë amerikane dhe është përfshirë prej vitesh në debatet politike në SHBA. Familja Soros është bërë objekt i sulmeve të vazhdueshme nga Donald Trump dhe rrethi i tij politik, veçanërisht për aktivitetin politik dhe fondacionet e lidhura me George Soros. Flakët i shkojnë në ‘derë’ të shtëpisë, çfarë bëri Rama?

Ndërsa gjatë natës flakët iu afruan Surrelit dhe dogjën sipërfaqe të konsiderueshme në rrethinat e Tiranës, mëngjesi i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ka ardhur pa një mesazh për situatën e zjarreve.

Në postimet e tij të publikuara sot, Rama ka zgjedhur një tjetër tematikë, propagandën e zakonshme.

“Mirëmëngjes dhe me energjinë nga Bjeshkët e Dobërdolit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në një prej publikimeve të tij.

Në një tjetër postim, Rama përcjell materiale për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke iu referuar ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

“Teksa flukset në porte e pika të tjera kufitare shtohen, siguria e qytetarëve dhe turistëve është prioritet”, thuhet në komunikimin e publikuar. Kapacitetet sërish në pikëpyetje

Përballja me zjarret ka rikthyer edhe debatin për kapacitetet e vendit për emergjencat.

Zjarret e ditëve të fundit kanë kërkuar angazhimin e qindra forcave në terren, mjeteve zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore.

Në disa zona, terreni i thyer dhe mungesa e aksesit për automjetet e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka, duke e bërë të domosdoshëm përdorimin e helikopterëve dhe avionëve të posaçëm.

Opozita ka ngritur prej ditësh pikërisht këtë shqetësim, duke akuzuar qeverinë për mungesë investimesh në mjete dhe pajisje të specializuara për përballimin e zjarreve. Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka kritikuar qeverinë për mungesën e kapaciteteve dhe ka kërkuar investime në helikopterë dhe avionë të posaçëm për shuarjen e zjarreve.

Por përmasat që kanë marrë disa prej vatrave tregojnë edhe një herë vështirësinë e strukturave shqiptare për të përballuar një situatë ku disa zona përfshihen njëkohësisht nga flakët./Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm