Lajme Zone
SPAK kërkon 40 hetues të rinj për BKH-në, kandidatët në “sitë”; test fizik, poligraf dhe kontroll pasurie
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK kërkon 40 hetues të rinj për BKH-në, kandidatët në “sitë”; test fizik, poligraf dhe kontroll pasurie

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka hapur procedurën e konkurrimit për rekrutimin e 40 hetuesve të rinj, të cilët do t’i bashkohen strukturës që heton veprat penale në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët duhet gjithashtu të plotësojnë kriteret e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës, të mos kenë papajtueshmëri ligjore për emërimin dhe të kalojnë me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes, përfshirë kontrollin mjekësor, vlerësimin psikologjik dhe trajnimin bazë... Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka hapur procedurën e konkurrimit për rekrutimin e 40 hetuesve të rinj, të cilët do t’i bashkohen strukturës që heton veprat penale në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shpallja është bërë në bazë të urdhrit të Drejtorit të BKH-së të datës 14 gusht 2026 dhe rregullores së re për rekrutimin e hetuesve, të miratuar më 10 gusht.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 40 vende vakante në profilin e përgjithshëm të hetuesit, ndërsa procedura përcaktohet si e hapur, transparente dhe konkurruese, e bazuar në meritë, integritet, aftësi profesionale dhe fizike, komunikim dhe standarde të larta etike.

-Çfarë kërkohet nga kandidatët?

Për t'u përfshirë në garë, kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë përfunduar arsimin e lartë policor, drejtësi, kontabilitet ose degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së. Një tjetër kusht është që aplikantët të kenë më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në fusha të tjera të lidhura me veprimtarinë e BKH-së.

Kandidatët duhet gjithashtu të plotësojnë kriteret e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës, të mos kenë papajtueshmëri ligjore për emërimin dhe të kalojnë me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes, përfshirë kontrollin mjekësor, vlerësimin psikologjik dhe trajnimin bazë.

BKH ka shprehur interes të veçantë për kandidatë me eksperiencë në hetimin penal dhe veprimtarinë operacionale, korrupsionin dhe krimin e organizuar, hetimet financiare e pasurore, krimin kibernetik dhe provat digjitale, telekomunikacionin, analizën e të dhënave dhe inteligjencën kriminale, si dhe në fushën juridike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional apo ndërkombëtar.

-Nga testet fizike te poligrafi

Procesi i përzgjedhjes do të kalojë në disa etapa. Pas verifikimit paraprak të kandidatëve, do të zhvillohet testi konjitiv, i sjelljes dhe arsyetimit logjik, i cili vlerësohet me maksimumi 30 pikë. Për ta kaluar këtë fazë nevojiten të paktën 15 pikë. Testimi i aftësive fizike vlerësohet me maksimumi 16 pikë dhe kandidatët duhet të marrin të paktën një pikë në secilin prej katër komponentëve. Marrja e zero pikëve në një prej tyre sjell skualifikimin. Më pas kandidatët do t'i nënshtrohen testit të zgjeruar me shkrim, me maksimumi 30 pikë dhe prag minimal prej 18 pikësh, si dhe intervistës së strukturuar, ku mund të merren deri në 30 pikë dhe duhen të paktën 15 për të kaluar. Në total, fazat e pikëzuara kanë një maksimum prej 106 pikësh. Por gara nuk përfn këtu. Kandidatët duhet të kalojnë edhe testin e poligrafit, verifikimin e pasurisë, figurës dhe sigurisë, si dhe kontrollet mjekësore dhe psikologjike. Këto faza nuk pikëzohen, por janë të detyrueshme. Pas renditjes përfundimtare, kandidatët e përzgjedhur duhet të përfjnë edhe trajnimin përpara emërimit.

-Kontrolle të forta edhe pas emërimit

Pozicioni i hetuesit të BKH-së shoqërohet me një regjim të posaçëm ligjor dhe me kontrolle të vazhdueshme. Hetuesi i emëruar duhet të shërbejë për një periudhë jo më pak se shtatë vjet pranë BKH-së, me përjashtim të rasteve të shkarkimit të parashikuara nga ligji. Përpara emërimit, kandidatët duhet të nënshkruajnë deklaratat përkatëse që lidhen me kontrollin e telekomunikimeve vetjake dhe të të dhënave financiare. Deklarime të caktuara kërkohen edhe nga anëtarët e afërt të familjes.

Llogaritë financiare dhe telekomunikimet vetjake të hetuesve u nënshtrohen kontrolleve periodike. Pas emërimit, hetuesi pajiset me telefon, numër telefoni dhe adresë elektronike zyrtare dhe duhet të përdorë këto mjete për komunikimet elektronike sipas parashikimeve ligjore. Hetuesit duhet të kalojnë periodikisht edhe testet konjitive, të sjelljes, arsyetimit logjik dhe aftësive fizike si parakusht për rinovimin e emërimit çdo dy vjet. Ata japin gjithashtu pëlqimin për t'iu nënshtruar testit të poligrafit për çështjet e integritetit çdo dy vjet. Njëkohësisht, janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit periodik vjetor të pasurisë, detyrimeve financiare dhe interesave privatë.

-Çfarë do të bëjnë 40 hetuesit e rinj?

Hetuesit e BKH-së kanë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe punojnë nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm. Detyrat e tyre përfshijnë mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e provave, kryerjen e veprimeve të policisë gjyqësore, kontrollet, këqyrjet, sekuestrimet, marrjen e deklarimeve dhe ekzekutimin e urdhrave. Ata mund të përfshihen gjithashtu në ndalime dhe arrestime, analizimin e transaksioneve, komunikimeve dhe pasurive, përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve teknike, si dhe bashkëpunimin me institucione vendase dhe të huaja të zbatimit të ligjit.

Vendi kryesor i ushtrimit të detyrës do të jetë selia e BKH-së në Tiranë, por hetuesit mund të angazhohen në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe, kur është e nevojshme dhe e autorizuar, edhe në veprimtari apo trajnime në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pas përfundimit të të gjitha fazave, emërimi i hetuesve bëhet nga Drejtori i BKH-së, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.spak bkh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Rozafa Tower" ngrihet në pronë publike, ish-deputeti Gurakuqi akuza IKMT: Po ndërtohet mbi një kanal historik, po shkelni ligjin 14 Gusht 2026, 14:1714:17Aktualitet Reforma territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar 14 Gusht 2026, 13:5013:50Aktualitet Zjarri del jashtë kontrollit në Lurë, dy avionë në terren për izolimin e flakëve 14 Gusht 2026, 12:3312:33Aktualitet 14 vatra aktive zjarri në vend, situata më problematike në periferinë e Tiranës dhe Lurë 14 Gusht 2026, 10:1410:14Aktualitet Moti/ Ulen temperaturat në vend, priten reshje shiu në disa zona 14 Gusht 2026, 07:1807:18Aktualitet Divjaka në protestë për të 14-ën ditë, banorët kundër hartës së re territoriale 13 Gusht 2026, 22:4822:48Aktualitet