David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, u dënua për sjellje të pahijshme administrative këtë të martë dhe iu ndalua të mbante një detyrë publike për nëntë vite.
Dënimi iu caktua për shkak të emërimit të tij në një post të lartë kulturor nga qeveria provinciale e Badajoz në vitin 2017.
David Sanchez ishte akuzuar se kishte përfituar nga një emërim i përshtatur posaçërisht për të për shkak të lidhjes së tij familjare me kryeministrin. Ky i fundit hodhi poshtë akuzën, që i cilësoi si të motivuar politikisht të drejtuar nga e djathta ekstreme.
Muajin e kaluar, një ish-ndihmës i ngushtë i Sanchez u dënua me 24 vjet burg në një rast të veçantë korrupsioni./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

