Lajme Zone
Stuhia godet Elbasanin, breshër intensiv dhe erë e fortë
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhia godet Elbasanin, breshër intensiv dhe erë e fortë

Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Elbasanit, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike.

Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Elbasanit, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike.

Pas ditëve me temperatura të larta dhe vapë përvëluese, banorët janë përballur papritur me reshje intensive breshëri, një fenomen që ka krijuar kontrast të fortë me nxehtësinë e ditëve të fundit.

Breshëri ka rënë me intensitet për disa minuta, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura, duke sjellë edhe ulje të menjëhershme të temperaturave në zonë.

Stuhia ka tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët kanë dokumentuar momentet e reshjeve të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Situata atmosferike në Elbasan vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga një valë e fortë të nxehti, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se ndryshimet e shpejta të motit mund të shoqërohen me fenomene të tjera të paqëndrueshme.