Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur të hënën (27 korrik) nga ora 05:00 deri në 10:00. Shkak është greva e punonjësve të doganës greke. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve. Njoftimi: LEXO edhe...Po shtegtonin drejt kullotave malore, rrufeja godet 10 krerë bagëtish në Dardhas të Pogradecit Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00. Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00, ditën e hënë, më 27 korrik. Share P.J/ReportTv.al Dogana Kapshtice Korce greve Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 69% Jo 26.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 410 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

