Dëshmitë e vëllezërve të 2 të vrarëve, Fridman Xhaferraj dhe Albi Bashaliu ishin në favor të të tmerrshmit të Lushnjës, Laert Haxhiu, i cili po gjykohet për ekzekutimin e të rinjve. Xhuliano Xhaferraj, tregoi në GJKKO një bisedë me babain e Laertit, i cili i kishte rrëfyer se i biri nuk i kishte vrarë të vëllain. "Nuk e di kush e vrau Fridmanin. I ati i Laertit, Qamili, thotë se nuk ka dorë çuni im, nuk ka asnjë lidhje. Unë s’kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, më thoshte shih hallet e tua, familjen tënde. Unë s’e mendoj fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. Vëllai s’ka bërë ndonjëherë llafe me Laertin",- tha Xhuliano Xhaferraj, vëllai i të ndjerit Fridman Xhaferraj. LEXO EDHE:Vrasja e Elton Mermalit, dëshmon babai i viktimës: S’e vë dot gishtin, s’i ruhej askujt! Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati Xhuliano, para gjykatës, foli për të vëllain që sipas tij merrej me drogë, por që nuk kishte asnjë ide pse ishte vrarë, përveç fjalëve që ai i ka me të “dëgjuar”. "Nuk më ka kërkuar kurrë ndihmë, shiste vetë drogë. Nuk e di pse është vrarë. Me të dëgjuar, për armë dhe për drogë",- tha Xhaferraj. Më tej, trupit gjykues i foli për njohjet që ka me të penduarin Artan Tafani, që zbërtheu grupin e Haxhiut, dhe vetë këtë të fundit, që e njeh familjarisht. "Artan Tafanin e njoh, e kam pasur në burg 2012 në Rrogozhinë. Dilnim me nuset e me kalamajtë, se vinin njëherësh na vizitonin",- tha Xhaferraj. Leonard Bashaliu, po ashtu nuk ka asnjë ide kush ia vrau të vëllain, Albin, me 27 dhjetor 2021. Përveç kësaj, tregoi periudhën e tij të burgut, i dënuar për vrasje. "Unë kam qenë në burg kur është vrarë vëllai, në Elbasan. Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Unë kam qenë në burg për vrasjen e Ylber Xhahysës, krim që e kam pranuar dhe kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin',- tha Leonard Bashaliu, vëllai i të ndjerit. Albi Bashaliu. Laert Haxhiu po gjykohet në GJKKO për 14 ngjarje kriminale ku ai dyshohet i përfshirë, mes tyre vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë, Alban Semakut dhe Albi Bashaliut në Peqin, të gjithë të ekzekutuar gjatë vitit 2021. Bashkë me të po gjykohen edhe Kristi Bixheku dhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani. Ky i fundit, me rrëfimet e tij, zbardhi ngjarjet kriminale ku dyshohet i përfshirë Haxhiu. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:04 Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i Albi Bashaliut: Nuk e di kush e vrau, lajmin e mora nga televizioni Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Bashaliu u transportua nga burgu i Peqinit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Ylber Xhahysës.Në dëshminë e tij, ai tha se në momentin e vrasjes së të vëllait ndodhej në burgun e Elbasanit dhe lajmin e kishte mësuar nga televizioni."Vëllai im është vrarë më 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg, në IEVP Elbasan, kur ndodhi vrasja. E mora vesh nga televizioni që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike dhe nuk kërkova takim me askënd. Më erdhi të më takonte mamaja, por nuk folëm për ngjarjen", deklaroi ai.Leonard Bashaliu konfirmoi gjithashtu se është autor i vrasjes së Ylber Xhahysës, krim për të cilin po vuan dënimin."Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën. E kam pranuar krimin, kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin", u shpreh ai.I pyetur për vrasjen e të vëllait, Bashaliu tha se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer krimin."Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Nuk më ka ardhur asnjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë", deklaroi ai para trupit gjykues.Para trupit gjykues dëshmoi edhe kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu, i cili rrëfeu momentet e atentatit.Sipas tij, ngjarja ndodhi pranë lokalit të tij në fshatin Gjocaj të Peqinit."Ishte një makinë Audi e bardhë me xhama të errët dhe targa shqiptare. Gruaja më tha se makina kishte kohë që rrinte aty. U afrova, por nuk pashë njeri. Pas pak një person zbriti, iu afrua Albi Bashaliut dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Personi ishte me maskë. Qëlloi dy ose tre herë. Djemtë që ishin ulur në lokal u trembën dhe u larguan. Në makinë ishin dy persona, por vetëm njëri qëlloi. Albi ra në tokë, ndërsa autorët më pas dogjën automjetin e viktimës", dëshmoi ai.Sami Bashaliu tha se nuk e njihte autorin dhe nuk kishte dijeni për konfliktet e viktimës."Albi nuk vinte më shpesh te lokali ynë që kur iu vra vëllai. Nuk dija gjë për të kaluarën e tij. Për Albert Xhahysën u mor vesh në zonë se kishte vrarë vëllanë e Albit, por unë nuk di gjë", deklaroi dëshmitari. K.M/Shqiptarja.com Share K.M/Shqiptarja.com TAG: Laert Haxhiu Fridman Xhaferraj Xhuliano Xhaferraj Komento Komente Beni: 28/07/2026 12:36 Njerz pa gjak Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 6598 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

