Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me gomone pasditen e kësaj të enjteje në Velipojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi të detit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, në gomone ndodheshin tre persona, kur dyshohet se Klaus Gjergji rreth 24 vjeç, ka rënë aksidentalisht në ujë dhe është goditur nga helika e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar plagë të rënda. LEXO edhe...Zjarri në Gojan të Pukës, Ministria e Mbrojtjes: Tre helikopterë në terren, kanë nisur evakuimet! Rreziku më i madh për banesat ka kaluar (VIDEO) Pas njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat e transportuan të riun drejt bregut. Më pas ai u dërgua me autoambulancë në spital, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. "Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton Policia. Grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. U.D/SI.E./ReportTv.al Klaus Gjergji rana e hedhun Rrjoll velipoje Shkoder Lezhe skaf Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.9% Social media 16.1% Vota total: 4830 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

