Lajme Zone
Italia, Franca, Britania dhe Gjermania kundër planit izraelit për zgjerimin e vendbanimeve: Projekti E1 është i papranueshëm
BotëReport TV

Italia, Franca, Britania dhe Gjermania kundër planit izraelit për zgjerimin e vendbanimeve: Projekti E1 është i papranueshëm

Sipas tyre, projekti E1 do të dëmtojë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete, pasi do të krijojë një ndarje në Bregun Perëndimor dhe do të cenojë vazhdimësinë territoriale të territoreve palestineze.

Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar planin e qeverisë izraelite për të publikuar tenderët për ndërtimin e projektit E1, një zonë e planifikuar për zgjerimin e vendbanimeve izraelite mes Jerusalemit Lindor dhe Ma'ale Adumim. Në një deklaratë të përbashkët, katër vendet e cilësojnë vendimin e qeverisë izraelite si "të papranueshëm". LEXO edhe...U hodh me makinë në det me bashkëshorten brenda, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Rimini të Italisë! Gruaja rrëfen sulmin: Më kapi nga qafa, donte të më vriste! (EMRI) “Vendimi i qeverisë izraelite për të publikuar tenderët për ndërtimin e projektit të vendbanimit E1 është i papranueshëm. Komuniteti ndërkombëtar e kundërshton prej kohësh këtë zgjerim të vendbanimeve dhe e ka shprehur shqetësimin e tij të madh si në mënyrë private, ashtu edhe publikisht”, thuhet në deklaratë. Sipas tyre, projekti E1 do të dëmtojë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete, pasi do të krijojë një ndarje në Bregun Perëndimor dhe do të cenojë vazhdimësinë territoriale të territoreve palestineze. "E drejta ndërkombëtare e përcakton qartë se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë të paligjshme. Ky është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar, i rikonfirmuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Në një moment të paqëndrueshmërisë së rëndë në Bregun Perëndimor, të shoqëruar me nivele të paprecedenta të dhunës së kolonëve ndaj civilëve dhe kufizime të rënda ndaj ekonomisë palestineze, ky vendim është edhe më shqetësues", thuhet në deklaratën e katër vendeve. Plani E1 është një nga projektet më të debatueshme të vendbanimeve izraelite. Ai parashikon ndërtimin e mijëra banesave mes Jerusalemit Lindor dhe Ma'ale Adumim, një zonë që palestinezët e konsiderojnë jetike për vazhdimësinë territoriale të shtetit të tyre të ardhshëm. Për këtë arsye, projekti është kundërshtuar prej vitesh nga komuniteti ndërkombëtar, i cili paralajmëron se zbatimi i tij do ta bëjë edhe më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete. U.D/ReportTv.al izraeli Bregu Perëndimor itali france Britani e Madhe gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.9% Social media 16.1% Vota total: 4830 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?