Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania

Velipoja, ndër destinacionet më të preferuara të kësaj vere nga turistët


Velipoja vijon të jetë një prej destinacioneve më të dashura për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Në pikun e sezonit, plazhi është i mbushur me turistë, ndërsa atmosfera e qetë dhe hapësirat e gjera mbeten ndër arsyet kryesore që i sjellin pushuesit në këtë zonë.

Velipoja vijon të jetë një prej destinacioneve më të dashura për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Në pikun e sezonit, plazhi është i mbushur me turistë, ndërsa atmosfera e qetë dhe hapësirat e gjera mbeten ndër arsyet kryesore që i sjellin pushuesit në këtë zonë. Plazhi i gjerë, deti i pastër dhe natyra janë disa nga elementët që vlerësohen më shumë nga turistët. Shumë prej tyre shprehen të kënaqur me përvojën e tyre në Velipojë dhe thonë se do ta zgjedhin sërish këtë destinacion për pushimet e ardhshme. Vlerësimet pozitive të pushuesve dëshmojnë edhe për potencialin turistik të zonës, e cila çdo vit tërheq më shumë vizitorë. Mikpritja e banorëve dhe bukuritë natyrore e mbajnë Velipojën mes destinacioneve të preferuara të bregdetit shqiptar.