Lajme Zone
Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi, miraton fondet për çerdhet e pagat. Firmos edhe tre dorëheqjet në bashki
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj ushtron detyrën nga paraburgimi, miraton fondet për çerdhet e pagat. Firmos edhe tre dorëheqjet në bashki

Kryetari në i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Kryetari në i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh. Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Po ashtu kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listë-pagesat dhe ka miratuar shtesë fondesh për çerdhet e kopshtet në kryeqytet.

Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës thotë se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës. Top Channel