Lajme Zone
Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin, reagon Kryeministria: Kushtetuesja ka folur qartë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin, reagon Kryeministria: Kushtetuesja ka folur qartë!

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës”, thuhet në reagim.

Edi Rama dhe Erion Veliaj Zhvillimi i fundit i shton një tjetër kapitull tensioneve mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Ka ardhur reagimi i parë nga Kryeministria pas vendimit të Erion Veliajt për të shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin, e cila deri dje ushtronte kompetencat e deleguara të kryetarit. Përmes zëdhënëses Manjola Hasa, Kryeministria deklaron se për statusin e Veliajt ka folur Gjykata Kushtetuese dhe se ai vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës”, thuhet në reagim.

Kryeministria argumenton se ushtrimi i mandatit nuk është vetëm një e drejtë e Veliajt si i zgjedhur, por edhe e qytetarëve të Tiranës që e kanë votuar. Sipas qëndrimit të Kryeministrisë, situata aktuale po sjell pasoja në funksionimin e institucionit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ushtrimi i mandatit nga ana e vet nuk është një e drejtë thjesht e tij si i zgjedhur, po është një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit, e cila cenohet përditë me pasoja jo të papërfillshme në mbarëvajtjen e punëve dhe shërbimeve të Bashkisë Tiranë”, thuhet në reagim.

Kryeministria ndalet edhe te situata e krijuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Sipas saj, problemi lidhet me faktin se kryebashkiaku i zgjedhur ndodhet në paraburgim dhe është detyruar ta ushtrojë drejtimin e institucionit në distancë përmes vartësve.

“Situata e krijuar në Bashkinë e Tiranës është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë”, thuhet në reagim.

Kryeministria e cilëson këtë situatë një “absurd ligjor”, që sipas saj “në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë”.

“Ky është opinioni i kryeministrit dhe kjo është një çështje e respektimit të Kushtetutës e të vullnetit të zgjedhësve, tek e cila kryeministri nuk sheh hapësirë për interpretime nga askush”, thuhet në reagim.

"Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimi i mandatit nga ana e vet, nuk është një e drejtë thjesht e tij si i zgjedhur, po është një e drejtë e zgjedhësve të kryeqytetit, e cila cënohet përditë me pasoja jo të papërfillshme në mbarëvajtjen e punëve dhe shërbimeve të Bashkisë Tiranë.

Ky është opinioni i kryeministrit dhe kjo është një çështje e respektimit të Kushtetutës e të vullnetit të zgjedhësve, tek e cila kryeministri nuk sheh hapësirë për interpretime nga askush.

Sa për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë, një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë."-shprehet Kryeministria për mediat.

Reagimi i Kryeministrisë vjen një ditë pasi Erion Veliaj firmosi nga paraburgimi në Durrës vendimin për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe tërheqjen e kompetencave që i kishte deleguar.

Ristani ushtronte kompetencat e kryetarit gjatë periudhës së mungesës së Veliajt.

Në argumentimin e tij për vendimin, Veliaj pretendoi se Ristani kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij, duke pamundësuar, sipas tij, ushtrimin e detyrës si kryetar i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Pas shkarkimit të Ristanit, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa një drejtues me kompetenca të deleguara në krye të punëve të përditshme.

Zhvillimi i fundit i shton një tjetër kapitull tensioneve mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Shkarkimi i Anuela Ristanit, e cila drejtonte Bashkinë përmes kompetencave të deleguara, tregon se Veliaj kërkon të ruajë kontrollin mbi institucionin edhe nga paraburgimi. Nga ana tjetër, reagimi i Kryeministrisë vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës është futur sërish në një ngërç drejtimi, duke e bërë edhe më të dukshme distancën mes kryebashkiakut dhe mazhorancësedi rama dhe erion veliaj bashkia e tiranes perplasja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 6 milionë dollarë për 'Non Grata'-n e Berishës, po për Argitën, Shkelzenin dhe Lirinë a do të ketë ofertë? 29 Gusht 2026, 15:1915:19Politike Shkarkimi i Ristanit nga Veliaj, Berisha: Rama po bëhet një kalë i ngordhur 29 Gusht 2026, 13:3413:34Politike Agasi u transferua në paraburgimin e Bradasheshit, Berisha: Rama e çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila 29 Gusht 2026, 12:3812:38Politike "Agasi, eksponenti më i rrezikshëm i mafies pas kryeministrit", Berisha: PS po shpërbëhet, Rama në panik 29 Gusht 2026, 12:2112:21Politike Tabaku: Agasi vetëm një hallkë e sistemit, në krye të piramidës qëndron Edi Rama 29 Gusht 2026, 11:5611:56Politike Ndalimi i varrimit me flamurin kombëtar trondit shqiptarët në Maqedoninë e Veriut 29 Gusht 2026, 11:5011:50Politike