Lajme Zone
Veliaj prej 550 ditësh në paraburgim/ Reagimi i “Demokratëve Evropianë” në PE: Rast thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj prej 550 ditësh në paraburgim/ Reagimi i “Demokratëve Evropianë” në PE: Rast thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim prej më shumë se 550 ditësh.

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim prej më shumë se 550 ditësh. Në deklaratën e tyre, ata shprehen se rasti i Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare dhe se i bashkohen thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit.

Reagimi i plotë:

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, prej pothuajse një viti e gjysmë. Akuzat zyrtare iu njoftuan vetëm në korrik 2025, pas 163 ditësh në paraburgim.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj tij, duke vënë në pikëpyetje proporcionalitetin e saj në lidhje me mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Ky rast vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare.

Ne do të vazhdojmë ta mbajmë në vëmendje këtë çështje, sepse Shqipëria meriton një të ardhme evropiane – një të ardhme që të jetë plotësisht demokratike, transparente dhe e përkushtuar fort ndaj luftës kundër korrupsionit, duke garantuar njëkohësisht që drejtësia të ushtrohet gjithmonë me paanësi, pavarësi dhe respekt për të drejtat themelore”. Top Channel