Lajme Zone
Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit për mbajtjen sekret të urdhrit të transferimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit për mbajtjen sekret të urdhrit të transferimit

Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi institucioni e ka klasifikuar si sekret shtetëror urdhrin për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Kryebashkiaku i Tiranës kundërshton klasifikimin si sekret shtetëror të urdhrit për transferimin e tij. Ai kërkon që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të paraqesë autorizimin e kryeministrit Edi Rama për klasifikimin e dokumentit. Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi institucioni e ka klasifikuar si sekret shtetëror urdhrin për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Në reagimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës shprehet se janë dashur 31 orë që të marrë përgjigjen se vendimi për transferimin është sekret.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!”, shkruan Veliaj.

Sipas tij, mosvënia në dispozicion e dokumentit nuk pengon vetëm njohjen me arsyet e transferimit, por edhe mundësinë për ta kundërshtuar dhe ankimuar vendimin. “Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë”, shprehet ai.

Veliaj e cilëson këtë situatë një kalim nga vendimmarrja arbitrare te fshehja e saj pas sekretit shtetëror.

“Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!”, deklaron kryebashkiaku.

Në fund të reagimit, Veliaj i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë të drejtpërdrejtë që përfshin edhe kryeministrin Edi Rama.

“Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, kërkon Veliaj.

Në përditësim... Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria në fokusin e Al Jazeera: Flakadanë në Kuvend, përplasje politike dhe protesta kundër Ramës 29 Tetor 2026, 19:3619:36Politike Çfarë po luhet me Veliajn? Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit 29 Tetor 2026, 19:2519:25Politike “Të gjithë para Kryeministrisë”, PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës (Video) 29 Tetor 2026, 18:2918:29Politike “Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë”, Tabaku sulmon Paketën Fiskale 2027: Rama po godet shtresën e mesme 29 Tetor 2026, 15:5915:59Politike Nga Tirana në Athinë, tymueset e Berishës në Parlament; mediat greke zbërthejnë krizën politike në Shqipëri 29 Tetor 2026, 15:4615:46Politike Dërgimi i Veliajt në Fier ndez Këshillin Bashkiak, PD dhe PS kërkojnë shpjegime: Kush e urdhëroi tranferimin? 29 Tetor 2026, 15:1815:18Politike