Lajme Zone
Arbitrazhet dhe Strasburgu i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë, 205 milionë euro detyrime
PolitikëPamfleti

Arbitrazhet dhe Strasburgu i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë, 205 milionë euro detyrime

Peshën më të madhe e zënë arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas të dhënave zyrtare deri në shtator 2026, detyrimet e evidentuara në këtë kategori arrijnë në 184.7 milionë euro. Prej tyre, 74.5 milionë euro janë klasifikuar si detyrime faktike, ndërsa 110.2 milionë euro si detyrime kontingjente, të lidhura me çështje për të cilat rezultati financiar nuk është përcaktuar përfundimisht.

Foto ilustruese Projektbuxheti i vitit 2027 zbulon përmasat e detyrimeve financiare të shtetit shqiptar nga çështjet gjyqësore ndërkombëtare. Deri në shtator 2026, fatura e regjistruar arrin në 204.9 milionë euro, nga të cilat 184.7 milionë euro lidhen me arbitrazhet dhe 20.1 milionë euro me Gjykatën e Strasburgut. Shteti shqiptar përballet me një faturë prej afro 205 milionë eurosh nga vendimet dhe çështjet e hapura në gjykatat ndërkombëtare. Shifra bëhet publike në dokumentacionin shoqërues të projektbuxhetit të vitit 2027, ku qeveria evidenton detyrimet financiare që burojnë nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Peshën më të madhe e zënë arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas të dhënave zyrtare deri në shtator 2026, detyrimet e evidentuara në këtë kategori arrijnë në 184.7 milionë euro. Prej tyre, 74.5 milionë euro janë klasifikuar si detyrime faktike, ndërsa 110.2 milionë euro si detyrime kontingjente, të lidhura me çështje për të cilat rezultati financiar nuk është përcaktuar përfundimisht.

Por arbitrazhet nuk janë burimi i vetëm i faturës. Në dokumentet e buxhetit figurojnë edhe 20.1 milionë euro detyrime nga çështjet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nga kjo shumë, rreth 18 milionë euro janë detyrime sipas vendimeve gjyqësore, ndërsa 2.1 milionë euro janë regjistruar si detyrime kontingjente.

Mes çështjeve të evidentuara në dokumentacionin buxhetor janë “Sharxhi kundër Shqipërisë”, me një vlerë prej 13.45 milionë eurosh, dhe “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, me 4.42 milionë euro.

Në total, dokumentet e projektbuxhetit regjistrojnë 92.6 milionë euro detyrime faktike dhe 112.3 milionë euro detyrime kontingjente. Të marra së bashku, këto shuma e çojnë ekspozimin financiar të shtetit shqiptar nga proceset gjyqësore ndërkombëtare në 204.9 milionë euro.

Fakti që një pjesë e çështjeve nuk ka përfunduar nuk e zhduk peshën e tyre mbi financat publike. Përkundrazi, përfshirja e këtyre shumave në dokumentacionin e buxhetit tregon se shteti i ka identifikuar si detyrime ose rreziqe financiare që duhen marrë në konsideratë.

Kjo faturë ngre pikëpyetje për ndikimin që vendimet ndërkombëtare mund të kenë mbi buxhetin e shtetit në vitet e ardhshme. Çdo shumë që përfn në pagesë përballohet nga fondet publike, duke shtuar presionin mbi financat e vendit.

Projektbuxheti 2027 nxjerr kështu në pah një barrë financiare prej qindra milionë eurosh, të krijuar nga përballjet ligjore të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, me pasoja që mund të shtrihen përtej një viti të vetëm buxhetor. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Qeveria kërkon më shumë taksa, ndërsa nuk shpenzon dot paratë që ka! 29 Tetor 2026, 14:4814:48Ekonomi Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot 29 Tetor 2026, 13:1713:17Ekonomi Qeveria kompenson humbjet nga karburanti me taksimin e makinave; kush preket dhe sa do të paguajnë shoferët 29 Tetor 2026, 11:3311:33Ekonomi Hambari i Evropës rrezikon të mbetet bosh! 29 Tetor 2026, 11:3911:39Ekonomi Buxheti 2027, Malaj: Pensionet do të indeksohen në prill, dyfishohet bonusi për pensionistët 29 Tetor 2026, 10:5610:56Ekonomi Buxheti 2027/ Shëndetësia merr “pjesën e luanit”, më shumë fonde për SPAK-un; si ndahen paratë mes institucioneve 29 Tetor 2026, 10:4810:48Ekonomi