Rama-Veliaj Transferimi i beftë i Erion Veliajt në Fier duket se ka ndezur një përplasje të hapur me Edi Ramën. Pas klasifikimit si sekret shtetëror të urdhrit të transferimit, Veliaj kërkon publikisht autorizimin e Kryeministrit, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e tij në këtë vendim dhe arsyet që po mbahen të fshehta. Erion Veliaj duket se i ka shpallur luftë të hapur Edi Ramës. Kryebashkiaku u transferua në mënyrë të beftë në Burgun e Fierit, teksa po ashtu për 10 ditë është futur në regjim survejimi, teksa mbahet në një dhomë pa dritare.
Transferimi i tij ka ngjallur shumë mister dhe habi, pasi erdhi krejt papritur. Mirëpo lëvizjet e ditës së sotme e kanë shtuar akoma më shumë dyshimin. Drejtoria e Burgjeve u kujtua të reagojë, por pa thënë asgjë. Përmes një deklarate ajo u shpreh se urdhri për transferimin e Veliajt është sekret shtetëror dhe se ata nuk mund të tregojnë se përse u vendos kjo masë. Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës!
29 Tetor, 10:09 Por duket se Veliajt i është sosur durimi dhe përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duket se ka dalë në betejë të hapur me kryeministrin. Veliaj kritikon fort reagimin e Burgjeve, teksa i dërgon sinjal edhe Edi Ramës, pasi është ai i cili mund të japë autorizimin që vendimi të jetë sekret.
"U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues", shprehet Veliaj. Mesazhi është i qartë. Edhe pse Veliaj aty flet për një aspekt procedural, fakti që përfshin kryeministrin do të thotë se lufta ka nisur dhe tashmë ai ka zbritur në shesh. Ndëshkimi i Erionit, sinjali i Edi Ramës për Sorosin 29 Tetor, 16:47 Ajo që e bën edhe më komike situatën është dhe ajo që po ndodh në PS. Bledi Çuçi është përplasur në mbledhje grupi me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, pasi i ka kërkuar të dijë pse u transferua Veliaj dhe ky i fundit ka thënë që nuk e di. Më pas Çuçi dhe Xhafaj i kanë nisur një shkresë zyrtare që të njihen me dosjen e transferimit.
Ndërkohë dihet qartë se pa lejen e Ramës asgjë nuk mund të bëhej dhe Veliaj në mesazhin e tij është i qartë se kjo gjë nuk do të ndodhte pa urdhrin e Bablokut. /Pamfleti Çfarë po luhet me Veliajn? Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit
29 Tetor, 19:34 veliaj rama urdhri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria në fokusin e Al Jazeera: Flakadanë në Kuvend, përplasje politike dhe protesta kundër Ramës 29 Tetor 2026, 19:3619:36Politike Rama vijon shoun, Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit të Veliajt 29 Tetor 2026, 19:2519:25Politike “Të gjithë para Kryeministrisë”, PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës (Video) 29 Tetor 2026, 18:2918:29Politike “Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë”, Tabaku sulmon Paketën Fiskale 2027: Rama po godet shtresën e mesme 29 Tetor 2026, 15:5915:59Politike Nga Tirana në Athinë, tymueset e Berishës në Parlament; mediat greke zbërthejnë krizën politike në Shqipëri 29 Tetor 2026, 15:4615:46Politike Dërgimi i Veliajt në Fier ndez Këshillin Bashkiak, PD dhe PS kërkojnë shpjegime: Kush e urdhëroi tranferimin? 29 Tetor 2026, 15:1815:18Politike

