Një ditë pas transferimit në burgun e Fierit, Erion Veliaj vijon të jetë në të njëjtat kushte denigruese, në sektorin më të vështirë të burgut, por më i qetë nga ana emocionale pas takimit me familjarët. Kështu është shprehur avokati Plarent Ndreca pas takimit të mbrëmjes së sotme me kryebashkiakun e Tiranës. “Është më i qetë nga pikëpamja emocionale sepse sot ka takuar edhe familjarët, bashkëshorten dhe nënën. Kushtet vijojnë të jenë të njëjta, thjesht ka ndryshuar një dhomë që nga pa dritë natyrale, ka kaluar në një dhomë me dritë natyrale, por që në kushte të njëjta, të papërshtatshme, në sektorin më të vështirë të burgut. Nuk ka ujë. Vazhdon në të njëjtat kushte denigruese për të dhe atë që përfaqëson””, tha Ndreca. Ai shtoi se u deshën 32 orë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të jepte një njoftim zyrtar për ta cilësuar çështjen e transferimit si “sekret shtetëror”, por kjo pengon procedurën e ankimimit. LEXO EDHE:Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën “Është e qartë pse u vonua dhe si u vonua, pse doli në mbrëmje informacioni. U dashkan 32 orë që të marrim vesh që qenka sekret. Nuk do ta lëmë me kaq. Kjo është një shfrytëzim i së drejtës për t’u ankimuar, të mos kesh të drejtë ta vlerësosh vendimin dhe për ta ankimuar. Do të vijojmë të shikojmë procedurën si është klasifikuar, kush e ka klasifikuar dhe arsyen pse. Mendoj që nuk ka akoma një përgjigje zyrtare të duhur dhe ligjore nga Drejtoria e Burgjeve. Ata duhet të kishin treguar edhe autorizimin për të klasifikuar këto lloj vendimesh”, tha Ndreca. Qëndrimi i jep të drejtë edhe reagimit të sotëm të grupit parlamentar të PS-së dhe, veçanërisht, kërkesës për dorëheqjen e ministrit Gogu, tha Ndreca. Ai shtoi se mungesa e transparencës dhe largësia fizike midis institucionit të vuajtjes së dënimit dhe gjykatës vështirëson ushtrimin e detyrës së Veliajt dhe takimet e tij me familjarët e avokatin. “Të gjitha këto i japin reagimit të anëtarëve të grupit të PS dhe kërkesës që i kanë bërë Gogut sepse ai akoma nuk ka reaguar institucionalisht, ndryshe nga Avokati i Popullit. Ai ka detyrime më të mëdha, institucional dhe kushtetues, personal, profesional, partiak për të pasur informacion të saktë. Në këtë aspekt vlerësoj që ka qenë reagim i duhur dhe duhet të ketë reagime më të shpeshta”, u shpreh avokati. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: Plarent Ndreca arrestimi i erion veliajt erion veliaj Fier burgu i fierit Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.5% Jo 36.6% Nuk e di 14% Vota total: 93 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
