Lajme Zone
Veliaj e shkarkoi/ Ish-nënkryetari i Bashkisë i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”
PolitikëCNA

Veliaj e shkarkoi/ Ish-nënkryetari i Bashkisë i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku i arrestu...

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda ka firmosur dorëheqjen e disa zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës.

Sot u bë me dije se Veliaj ka shkarkuar dhe nënkryetarin e Bashkisë Blendi Sulaj. Sulaj ka reaguar pas shkarkimit nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj.

Sulaj ka falenderuar punonjësit e Bashkisë, të cilët sipas tij kanë punuar jo në kushte normale pune. Ai ka bërë me dije se tani do të përkushtohet në sfidën elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastriliu për zgjedhjet vendore të vitit 2027. “Te nderuar miq

Prej nje viti kam mbajtur postin e n/kr per kontrollin e territorit ne bashkine e Tiranes . Dua te ndaj me ju vleresimin maksimal per N/kryetaret drejtoret e drejtorive ,shefat e sektorit dhe cdo punonjes te thjeshte te bashkise se Tiranes. Jane njerez qe punojne me shpirt cdo dite per ti sherbyer qytetareve dhe shpesh jo ne kushte normale pune.

Dua te falenderoj kryeministrin Rama per besimin dhe mbeshtetjen qe me dha gjate kesaj kohe ku udhehoqem lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje.

Me padurim dhe plote me energji do te perkushtohem ne sfiden elektorale ne mbeshtetje te PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.

Tirana e bukura e shqiptareve per te cilen do punojme te gjithe.

Faleminderit!”, shkruan Blendi Sulaj./ CNA Vijon "çmenduria" e Veliajt/ Shkarkon nënkryetarin e bashkisë 2 Shtator, 13:53 Rama kërkon lirimin e Veliajt, por kush do ta zgjidhë Tiranën? 2 Shtator, 12:15 A e pranojnë ndërkombëtarët dhe shqiptarët një drejtësi si në diktaturë? 2 Shtator, 10:32 A po e hedh Rama, Veliajn si “kërmë” për protestuesit? 1 Shtator, 20:34 Përpëlitjet e Veliajt dhe presioni ndaj Gjykatës së Lartë 1 Shtator, 16:16 I besuari i Veliajt/ Si Alban Dokushi u komandua në detyrë një vit më parë dhe më pas u shkarkua nga Rama 1 Shtator, 14:35 Veliaj rikthen në bashki të besuarin e tij 1 Shtator, 14:20 Një milion qytetarë, peng të një prokure 1 Shtator, 11:35 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.