Lajme Zone
“Vazhdon historia, gjejnë arsye të ndryshme”/ Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, avokati: Do t’i kërkoj Gjykatës ndërhyrjen
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Vazhdon historia, gjejnë arsye të ndryshme”/ Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, avokati: Do t’i kërkoj Gjykatës ndërhyrjen

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Fierit.

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Fierit. Ndreca deklaroi se, pavarësisht kërkesës për ta takuar për t’u konsultuar për seancën gjyqësore të ditës së nesërme dhe për çështjen e ndërhyrjes së mundshme shëndetësore, nuk i është lejuar hyrja.

Sipas avokatit, si argument për ndalimin e takimit i është komunikuar mungesa e personelit dhe e instrumenteve të kontrollit. Ndreca e konsideron situatën antikushtetuese dhe antiligjore, ndërsa bën me dije se për një rast të mëparshëm ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit.

Avokati shprehet gjithashtu se kanë kërkuar kontrollin e Veliajt nga mjeku i familjes, kryerjen e një rezonance të re dhe një vizitë, për gjendjen e tij shëndetësore.

“Vazhdon kjo historia që gjejnë arsye të ndryshme sa herë ndodh që duhet të vij ndonjë fundjavë ose moment që është pushim zyrtar, siç e kam thënë Kushtetuta dhe ligji përcakton që avokati cakton në çdo kohë klientin.

Unë kam ardhur për ta takuar edhe për shkak të një seance gjyqësore që kemi nesër, për tu konsultuar me seancën por edhe për çështjen e operimit dhe ndërhyrjes së tij potenciale. Nuk u lejova, me argumentin, e thënë në telefon se kështu me shkrim nuk na jep njeri, me argumentin që nuk kem i personel, nuk kemi instrumenta kontrolli.

Kërkova të bëjmë proces-verbal pse nuk lejohemi dhe t’i kemi me shkrim arsyet e ndalimit, as këtë nuk e japin. Është një situatë që unë e konsideroj jo vetëm antikushtetuese dhe antiligjore, por edhe skandaloze. Ka qenë edhe një rast tjetër dhe unë kam bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit. Në kemi kërkuar kontrollin nga mjeku i familjes, duhet bërë një rezonancë e re, një vizitë”, tha avokati Plarent Ndreca. Top Channel