Zyrat e EULEX-it aktualisht janë bosh, ndërsa stafi është udhëzuar të punojë nga shtëpia... Situata mbetet e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve të mbledhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara lidhur me katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit të EULEX-it. Si pasojë, janë thyer disa xhama, ndërsa është dëmtuar edhe rrethoja e jashtme e bazës. Albanians are attempting to demolish the EULEX building in Pristina. pic.twitter.com/TKsV9tx7ZT
— ???????????????????????????????? ???????????????????? (@SprinterPress) September 16, 2026 Në zonë vijojnë të qëndrojnë forca të shumta të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, prania e një numri të madh automjetesh ka sjellë bllokimin e rrugës që të çon drejt bazës së misionit evropian. Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX-it aktualisht janë bosh dhe se stafi është udhëzuar të punojë nga shtëpia. Deri tani, nga informacione lidhur me shoqërimin e ndonjë protestuesi nga policia e Kosovës. Protesta vijon në një klimë të tensionuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa situata pranë bazës së EULEX-it vijon të monitorohet nga forcat e rendit.
Kujtojmë se ditën e sotme, Dhoma e Specializuar në Hagë, dënoi me 81 vite burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas vendimit të shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.eulex kosova whatsapp image 2026 09 16 at 155948 2 whatsapp image 2026 09 16 at 155948 1789564634 eulex Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Dënimi i Hagës për Hashim Thaçin, vjen reagimi i parë nga Serbia 16 Shtator 2026, 14:5514:55Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi, aktgjykimi nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit 16 Shtator 2026, 14:5014:50Kosova Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së 16 Shtator 2026, 14:3314:33Kosova Reagoi për dënimin e Hashim Thaçit, mediat serbe sulmojnë Lorik Canën 16 Shtator 2026, 14:1414:14Kosova Haga dënoi ish krerët e UÇK-së, reagon Vjosa Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës 16 Shtator 2026, 14:0114:01Kosova Gjyqi në Hagë/ Sa vite burg morën ish-krerët e UÇK-së për secilën akuzë 16 Shtator 2026, 13:5513:55Kosova

