Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vatër zjarri mbi fshatin Vajkal, terreni malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve


Një vatër zjarri është aktivizuar orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.

Një vatër zjarri është aktivizuar orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë. Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në zonë janë nisur punonjës të Bashkisë Bulqizë, shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të pyjores, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për identifikimin e autorit ose autorëve, pasi dyshohet se zjarri është i qëllimisht. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb