Lajme Zone
U arrestua dje në Durrës, SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit, ishte fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort”
Të tjeraBalkanWeb

U arrestua dje në Durrës, SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit, ishte fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort”

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Bëhet fjalë për automjetin tip Land Rover Defender Makina ishte në kërkim dhe ishte fshehur në garazhin e një prej vilave te “Equos Resort”.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Bëhet fjalë për automjetin tip Land Rover Defender

Makina ishte në kërkim dhe ishte fshehur në garazhin e një prej vilave te “Equos Resort”. Agasi u arrestua dje në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Arrestimi u krye në Durrës, në zonën e Plepave, në një operacion të zhvilluar nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me BKH-në dhe SPAK-un. Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit. Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb