Lajme Zone
V*asja me çekiç e shqiptares në Austri: Po mbronte motrën e vogël nga kunati
KulturëJOQ Albania

V*asja me çekiç e shqiptares në Austri: Po mbronte motrën e vogël nga kunati

Një javë pas vrasjes së rëndë të studentes shqiptare në Graz të Austrisë, kanë dalë në dritë të dhëna të reja mbi motivin e mundshëm të krimit.

Një javë pas vrasjes së rëndë të studentes shqiptare në Graz të Austrisë, kanë dalë në dritë të dhëna të reja mbi motivin e mundshëm të krimit. Abigel Laçi me origjinë nga Vlora u vra rreth një javë më parë në banesën e saj në qendër të Grazit. Sipas dyshimeve të autoriteteve, ajo u sulmua me çekiç dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar vëllai 23-vjeçar i partnerit të viktimës.

I dyshuari, 23 vjeç, dyshohet se ka hyrë në banesë ndërsa e reja ndodhej e vetme.

Policia deri tani ka qenë e rezervuar sa i përket detajeve mbi mënyrën e saktë të kryerjes së krimit dhe motivit të mundshëm, duke theksuar se informacionet nuk bëhen publike për arsye respekti ndaj viktimës dhe familjarëve të saj.

Sipas raportimeve të mediave austriake, mes tyre edhe Kronen Zeitung, një nga pistat që po hetohet lidhet me motrën më të vogël të viktimës.

Mësohet se 23-vjeçari dyshohet se kishte tentuar të afrohej me motrën e viktimës, e cila raportohet të jetë vetëm 14 vjeçe. Sipas kësaj piste, 24-vjeçarja kishte ndërhyrë për ta mbrojtur motrën e saj dhe për të parandaluar afrimin e të riut me të.

Për këtë arsye, dyshohet se mes viktimës dhe 23-vjeçarit kishte pasur edhe më herët disa konflikte.

Në natën e 3 shtatorit, i dyshuari dyshohet se ka hyrë në banesën në qendër të Grazit përmes ballkonit. Më pas, sipas hetimeve, ai ka sulmuar 24-vjeçaren në dhomën e gjumit, duke e goditur me çekiç.

23-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit vijojnë.

Media lokale kanë raportuar gjithashtu për probleme të mundshme të shëndetit mendor të të dyshuarit, por këto të dhëna mbeten pjesë e hetimit dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Rasti dyshohet të jetë femicidi i katërt i këtij viti në landin e Steiermarkut. Në nivel kombëtar, në Austri janë raportuar deri tani 18 raste të grave të vrara në rrethana të klasifikuara si femicide.