Një vatër zjarri është konstatuar sot në aksin rrugor Lezhë–Shënkoll, ndërsa një qytetar ka raportuar se nga flakët janë përfshirë materiale të ndryshme, mes tyre edhe goma.
Tymi i zi është përhapur në një zonë të gjerë dhe është i dukshëm edhe nga Shëngjini.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe pasojat e mundshme për shëndetin e banorëve.
“Kanë vënë flakën disa materialeve kancerogjene, si goma e të tjera, aty brenda. Nuk e kuptoj si mund të bëhet një gjë e tillë”, shprehet qytetari në raportimin e tyre.
Ata ngrenë gjithashtu pikëpyetje se kush mban përgjegjësi për djegien e këtyre materialeve, duke përmendur punëtorë, menaxherë apo pronarë të mundshëm.
“Sa do të durojmë ne të thithim këtë tym?”, shprehet i shqetësuar qytetari.

