Një moment i veçantë familjar mes Bruno Fernandes dhe vajzës së tij ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Teksa kapiteni portugez po bëhej gati të largohej për të shkuar në ndeshje, vajza e tij është kapur fort pas këmbës së babait, në një moment që tregon lidhjen e veçantë mes tyre.
Pavarësisht se për Bruno Fernandes futbolli është pjesë e pandashme e jetës së tij, këto momente të vogla familjare tregojnë se pas yllit të fushës është mbi të gjitha një baba.
Një përqafim, një kapje pas këmbës dhe një dëshirë e thjeshtë për ta mbajtur babain edhe pak pranë. ❤⚽

