Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos në lagjen nr. 14 në Korçë, është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Korçës. Sterjo, ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë, u soll nën masa të shtuara sigurie.
I riu akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Top Channel

