Lajme Zone
Varrezat e Shalësit në Cërrik mbulohen nga bari dhe mbeturinat
Të tjeraJOQ Albania

Varrezat e Shalësit në Cërrik mbulohen nga bari dhe mbeturinat

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e varrezave në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik, duke denoncuar mungesën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e varrezave në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik, duke denoncuar mungesën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Përmes një denoncimi të dërguar në redaksinë tonë, qytetari tregon se hapësirat e varrezave janë mbushur me mbeturina dhe prej kohësh nuk janë pastruar. Në mbështetje të denoncimit të tij, ai ka dërguar edhe fotografi, të cilat, sipas tij, janë realizuar tre ditë më parë.

Qytetari shprehet se problematika nuk është e re dhe se ka bërë më herët ankesa pranë institucioneve vendore, duke kërkuar ndërhyrjen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave.

“Kam humbur babain para 8 muajsh dhe kam shkuar shpesh. Kam bërë dhe ankesa te komuna”, shprehet ai në denoncimin e tij.

Më tej, qytetari ngre edhe pikëpyetje lidhur me shërbimin e mirëmbajtjes së varrezave. Sipas tij, për këtë shërbim paguhet një punonjës me rreth 600 mijë lekë në muaj, ndërsa ai tregon se pavarësisht pagesës, pastrimi i varrezave nuk po kryhet në mënyrë të rregullt.

Gjendja e raportuar ngre shqetësime jo vetëm për pastërtinë e hapësirës, por edhe për respektin dhe dinjitetin që duhet t’u garantohet vendeve të prehjes së të ndjerëve.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa për pastrimin e menjëhershëm të varrezave dhe të sqarojnë situatën lidhur me mirëmbajtjen e tyre.