Lajme Zone
Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq
SportJOQ Albania

Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

Antigua dhe Barbuda triumfoi 5-0 ndaj Anguillës në CONCACAF Nations League, në një ndeshje që do të mbahet mend edhe për një episod tejet të rrallë.

Antigua dhe Barbuda triumfoi 5-0 ndaj Anguillës në CONCACAF Nations League, në një ndeshje që do të mbahet mend edhe për një episod tejet të rrallë.

Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori i Anguillës, Aedan Scipio, i cili u fut në lojë në minutën e 68-të. 36-vjeçari, i dallueshëm për flokët e tij shumë të gjatë që i lidh rreth belit gjatë ndeshjeve, u përfshi në dy episode të pazakonta.

Vetëm katër minuta pasi zbriti në fushë, Scipio u ndal në mënyrë të çuditshme nga Keon Green, i cili e kapi nga flokët. Gjyqtari nuk e toleroi veprimin dhe e ndëshkoi lojtarin e Antiguas me karton të kuq.

Por historia nuk përfi aty. Në kohën shtesë, një tjetër futbollist i Antiguas, Knight, përdori të njëjtën mënyrë për të ndalur Scipion. Edhe ai u përjashtua direkt nga loja.

Kështu, mesfushori i Anguillës u bë protagonist i një situate të rrallë, pasi dy kundërshtarë morën karton të kuq për ndërhyrje ndaj tij.

Pavarësisht se e mbylli takimin me nëntë lojtarë, Antigua dhe Barbuda arriti një fitore të thellë 5-0.