Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve atë ndaj modestëve të San Marinos, ku fitorja është detyrim për kuqezinjtë. Në konferencën para sfidës, trajneri Maran dhe kapiteni Gjimshiti thanë se San Marino është një provë karakteri për kuqezinjtë të cilët duhet të marrin tre pikët. LEXO edhe...Vërshëllimat e tifozëve italian, presidenti Malago dhe dyshimet për Mancini-n! 10 lojtarë nuk udhëtojnë në Turqi, mes tyre edhe Barella "Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin. Kishim një periudhë jo të mirë, por se besoj se kthesa për ne ishte që me sfidën ndaj Bjellorusisë, ku arritëm të fitojmë 2:0. Ne duam vendin e parë në grup dhe për këtë synim luftojmë. Duhet të hyjmë në fushën e blertë me mentalitetin e duhur, besoj se do ia dalim të gjithë bashkë. Edhe ata që vijnë nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër”, tha ai. “Duhet të përballemi me qasjen e duhur, në ndeshje të tilla. Këto ndeshje ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim me qetësi këtë ndeshje. Duhet shumë respekt për San Marinon. Kjo na jep mundësi për të marrë masat e duhura për situatat që mund të ndodhin gjashtë ndeshjes. E rëndësishme është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të tregojmë ato që kemi përgatitur. Duhen lexuar situata. Duhen bërë zgjedhjet më të mira, në varësi si do të luajë kundërshtari”, tha Maran. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Liga e Kombeve berat gjimshiti kombetarja shqiptare Rolando Maran Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 38.2% Disi 7.1% Vota total: 2767 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

