Lajme Zone
Makina shpërthen në flakë në qendër të Elbasanit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Makina shpërthen në flakë në qendër të Elbasanit

Përdorimi i mjeteve të udhëtimit me defekte teknike vazhdon të shkaktojë ngjarje të rënda. Një automjet u përfshi nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, duke krijuar momente paniku te qytetarët dhe kalimtarët e shumtë që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Mjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar apo viktima.

Edhe pse shkaqet zyrtare nuk janë konfirmuar ende nga ekspertët, paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit mund të jetë bërë një defekt në impiantin e gazit me të cilin ishte i pajisur automjeti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.