Lajme Zone
Vapë e madhe shumë, gjarpri freskohet në liqenin e Paskuqanit
Të tjeraJOQ Albania

Vapë e madhe shumë, gjarpri freskohet në liqenin e Paskuqanit

Një gjarpër është parë në ujërat e liqenit të Paskuqanit gjatë pasdites, teksa po lëvizte qetësisht në sipërfaqen e ujit.

Një gjarpër është parë në ujërat e liqenit të Paskuqanit gjatë pasdites, teksa po lëvizte qetësisht në sipërfaqen e ujit.

Sipas raportimit të një qytetari, zvarraniku dukej sikur po shijonte ditën e ngrohtë në liqen dhe kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e personave që ndodheshin në zonë.

Për momentin nuk dihet lloji i gjarprit apo nëse paraqet ndonjë rrezik për banorët dhe vizitorët. Ekspertët këshillojnë që kafshët e egra të mos shqetësohen dhe të shmanget afrimi pranë tyre.

Me rritjen e temperaturave gjatë periudhës së verës, prania e zvarranikëve në zona të ndryshme, përfshirë edhe afër burimeve ujore, mund të bëhet më e dukshme. Temperaturat e larta i nxisin këto kafshë të jenë më aktive dhe të kërkojnë vende më të freskëta për t’u ushqyer apo për t’u strehuar.