Lajme Zone
Alban Xhillari i ka “vënë traun” edhe gjirit të vogël të Jalës, s’hyn dot nëse s’je VIP apo pasanik
PolitikëJOQ Albania

Alban Xhillari i ka “vënë traun” edhe gjirit të vogël të Jalës, s’hyn dot nëse s’je VIP apo pasanik

Nëse duhet shtusr një tjetër motiv listës së gjatë se pse duhet protestuar, prej disa kohësh, Alban Xhillari i ka "vënë traun" edhe gjirit të vogël të Jalës, duke e kthyer në destinacion ekskluziv për VIP-at ose pasanikët...

Gjiri i vogël ngjitur me folenë e Alban Xhillarit në Jalë i është vënë "trau". Guidat nuk ndalojnë më, por mjaftohen për t'jua treguar turistëve nga larg, e njëjta situatë si me Kakomenë para se gardhet t'i shembte populli.

Xhillari nuk është mjaftuar me gërryerjen e malit për të ngritur resortet, por ka gllabëlluar çdo dalje tjetër duke kthyer në monopol detin e Jalës. Gjiri i vogël tashmë nuk më i aksesueshëm për pushuesit e thjeshtë nëse nuk je pasanik ose nuk ke kartën "VIP". Aty mund të hysh vetëm nëse ke paguar biletë prenotimi tek Xhillari që varion tek disa K€, ose nëse je VIP dhe reklamon qyl tokën e detin që ai e ka privatizuar në biznes.

Një tjetër pasuri publike e bregdetit shqiptar që mblidhet në grushtin e një oligarku tjetër.