Lajme Zone
Trupat e 5 foshnjave të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trupat e 5 foshnjave të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në qytetin Orange, në jug të Francës. Zbulimi është bërë pasi gruaja kishte sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm, ndërsa stafi mjekësor kishte vënë re elemente të dyshimta dhe kishte njoftuar policinë.

Sipas mediave franceze, gruaja e lindur në vitin 1994 kishte mohuar për herë të tretë se ishte shtatzënë. Efektivët mbërritën në banesë së bashku me babanë e foshnjës së porsalindur, ku gjetën trupat e pajetë të fshehur në kuti kartoni, si edhe mbetje të tjera njerëzore të vendosura në qese plastike.

Prokuroria e Carpentras nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi hetimin. Çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë 8 dhe 12 vjeç, është tashmë në qendër të hetimeve, ndërsa ngjarja ka rikthyer vëmendjen te raste të tjera të ngjashme në Francë.