Lajme Zone
12 milionë lekë për të marrë gjakun, në Berat tenderin e shëndetësisë e japin me mik
PolitikëJOQ Albania

12 milionë lekë për të marrë gjakun, në Berat tenderin e shëndetësisë e japin me mik

Është zbuluar një tjetër rast i keqmenaxhimit të fondeve publike në sektorin e shëndetësisë. Pas monitorimit të një procedure nga Qendra Spitalore Rajonale Berat me në krye mjekun socialist Arben Konomi, është konfirmuar se institucioni nuk ka kryer kontrollet e detyrueshme për të siguruar cilësinë e mallrave të furnizuara.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt "Furnizim me kite dhe reagentë për Laboratorin e Kuçovës", me 4 fitues EGIAN MED, Oltjan Hastoçi, Biotek, Proximus, me një vlerë prej rreth 12 milionë lekësh.

Autoriteti kontraktor nuk ka siguruar nëse produktet e dorëzuara përmbushnin specifikimet e përcaktuara në kontratë. Spitali nuk ka vërtetuar deklaratat e operatorit ekonomik fitues lidhur me origjinën dhe prodhuesin e mallit, element kyç mbi të cilin ishte bazuar shpallja e fituesit.

Këto veprime përbëjnë një shkelje të hapur të ligjit "Për Prokurimin Publik", duke dëmtuar parimin e transparencës dhe zbatimit korrekt të kontratave shtetërore. Si pasojë, është kërkuar marrja e masave disiplinore për tre nga personat përgjegjës të këtij institucioni.

Raste të ngjashme të evidentuara së fundmi janë konstatuar edhe në Spitalin Rajonal të Durrësit. Spitalit Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Konstatimi i këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme ngre alarmin për efikasitetin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm dhe mënyrën se si menaxhohen fondet publike nga institucionet shëndetësore në vend.