Lajme Zone
Vapa nuk ikën me gushtin! Shtatori po bëhet muaji më i nxehtë në histori, “përvëlimi” vazhdon
SportTop Channel

Vapa nuk ikën me gushtin! Shtatori po bëhet muaji më i nxehtë në histori, “përvëlimi” vazhdon

Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperaturat globale që arritën 1.65°C mbi nivelet para-industriale, sipas shkencëtarëve dhe të dhënave të shërbimit europian Copernicus.

Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperaturat globale që arritën 1.65°C mbi nivelet para-industriale, sipas shkencëtarëve dhe të dhënave të shërbimit europian Copernicus. Temperaturat e sipërfaqes së deteve gjithashtu arritën nivele rekord për muajin gusht. Dhe këtë herë, as hyrja e vjeshtës nuk e frenoi përvëlimin. Shkencëtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të El Niño-s, fenomeni natyror që shkakton ngrohjen e ujërave të Oqeanit Paqësor dhe ndikon në klimën globale.

El Niño i këtij viti pritet të arrijë fuqinë maksimale në fund të vitit dhe mund të jetë ndër më intensivët e regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se shkaku kryesor i temperaturave rekord mbetet djegia e vazhdueshme e lëndëve fosile.

“Ndryshimi i klimës e bën çdo El Niño më të nxehtë. Derisa të ndalojmë djegien e qymyrit, naftës dhe gazit, muajt që thyejnë rekorde do të vazhdojnë”, deklaroi Friederike Otto, profesore e shkencës së klimës në Imperial College London.

Pasojat e temperaturave ekstreme të gushtit janë ndier në mbarë botën, përmes zjarreve shkatërruese, dëmtimit të të korrave, vdekjeve të shkaktuara nga valët e të nxehtit dhe ndërprerjeve në transport, shërbime publike dhe ekonomi. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu rritje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve për shkak të prodhimit më të ulët bujqësor. Top Channel