Lajme Zone
“Do jenë 6 kategori”, Rama prezanton programin e ri për strehimin social: Do përdoren objektet e konfiskuara, si do të bëhet ndarja
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Do jenë 6 kategori”, Rama prezanton programin e ri për strehimin social: Do përdoren objektet e konfiskuara, si do të bëhet ndarja

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri për strehimin, duke njoftuar ndryshime në mënyrën e trajtimit të banesave sociale dhe grupeve në nevojë.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri për strehimin, duke njoftuar ndryshime në mënyrën e trajtimit të banesave sociale dhe grupeve në nevojë. Rama tha se nisma do të kalojë fillimisht në konsultim publik dhe më pas në Kuvend, ndërsa bëri të ditur se “Rilindja 2.0” parashikon gjashtë programe të reja për strehimin.

Mes tyre janë banesat sociale me qira, banesat me kosto të ulët, përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël, banesat e përkohshme dhe banesat e përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara.

“Do kalojë në konsultim publik dhe më pas në parlament për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë dhe më të mprehtë.

Rilindja 2.0 është një vizion i ngritur në një nivel tjetër në një sërë aspektesh dhe strehimin e ka aspektin e vet thelbësor. Janë 6 programe të reja, të cilat ne do t’i adresojmë bashkë.

Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Është një skemë e mirënjohur e përdorur në vite, të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re. Faktikisht, dhënia e banesave sociale me qira do të jetë një program i cili do të bëhet më kompleks dhe jo thjesht dhe vetëm prit të ndërtohet edhe pastaj të kesh shansin të marrësh një banesë në një radhë të gjatë ku nuk i dihet si përfn seleksioni.

Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve të shtetit ose të konfiskuara, kemi konfiskuar jo pak objekte dhe do konfiskojmë çdo objekt që do shkelë rregullat e lejeve të ndërtimit, bonusin e qirasë dhe PPP. Pra, do përdorim çdo element.

Pastaj te banesat me kosto të ulët, që lidhet me subvencionin nga shteti të kredisë, duke pasur parasysh që banesa e kredituar të hyjë në kategorinë e banesave me kosto të ulët.

Pastaj te përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël. Nuk duam të shtojmë një bllok banimi vetëm për njerëz të varfër, por të kemi një bllok banesash dinjitoze. Ata më të kamurit do të blejnë aty e ndaj është me rëndësi cilësia.

Agjencia e zhvillimit të territorit do të marrë një fuqi të re. Në Tiranë shumë shpejt do fillojmë me këtë program të ri dhe kemi në shqyrtim një sërë zonash të tjera në bashki të tjera ku janë të ftuar kryetarët të bëjnë propozime.

Programi tjetër është ai i banesave të përkohshme. Dhe programi i 6 është për banesat e veçanta, që janë të përshtatura për familje me persona me aftësi të kufizuara”, tha Rama. Top Channel