Lajme Zone
Nga banesa sociale me qira te ato të përkohshmet/ Rama prezanton 6 programe të reja për strehimin në vend
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nga banesa sociale me qira te ato të përkohshmet/ Rama prezanton 6 programe të reja për strehimin në vend

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në eventin për pr...

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se drafti ligjor mbi strehimin do të kalojë shumë shpejt në konsultim publik, e më pas në Parlament. Më tej ai ka prezantuar sot gjashtë programe të reja për strehimin në vend. Në këto programe përfshihen banesat sociale me qira, banesat me kosto të ulët, përmirësimi i banesave ekzistuese, zhvillimi i zonave të strehimit, banesat e përkohshme dhe banesat e veçanta. “Janë gjashtë programe të reja që do ti adresojmë së bashku. Programi i parë është programi i banesave sociale me qira. Është një skemë e mirënjohur ndër vite por do ta qasim në mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më komple. Banesat sociale me qera do të parashikojnë ndërtim të ri, përshtatje të objketeve të konfiskuara.

Pastaj vijmë te banesat me kosto të ulët. Pastaj vijmë te përmirësimi i banesave ekzistuese. Pogrami ka një zhvillim të ri me zhvillimin e zonave të strehimit. Këtu nuk flasim vetëm për banesa sociale por për të gjithë shtresat e shoqërisë. Zonat e reja të strehimit do të sigurojmë të jenë zona cilësore në çdo aspect.

Shumë shpejt do të fillojmë në Tiranë me këtë program të ri dhe kemi një sërë zonash të tjera në shqyrtim në qytete të tjera. Programi tjetër është program i banesave të përkohshme. Fatkeqësitë natyrore janë bashkëudhëtare të jetës së këtij planeti. Programi i gjashtë është programi i atyre që i quajmë banesa të veçanta, që janë për familje me persona ose individët me aftësi të kufizuar”, tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.