Lajme Zone
“Ka rënë shteti me Ballukun”, Erald Kapri përplaset me Faik Bashën në “Shqipëria Live”: I kapën vilën në Palasë…
PolitikëTop Channel

“Ka rënë shteti me Ballukun”, Erald Kapri përplaset me Faik Bashën në “Shqipëria Live”: I kapën vilën në Palasë…

Erald Kapri, deputeti i Partisë “Mundësia” është përplasur me ekspertin e sigurisë, Faik Basha në studion e “Shqipëria Live”, teksa diskutonin për hetimet e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Erald Kapri, deputeti i Partisë “Mundësia” është përplasur me ekspertin e sigurisë, Faik Basha në studion e “Shqipëria Live”, teksa diskutonin për hetimet e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kapri deklaroi se “ka rënë shteti me Ballukun”, duke ngritur akuza për mungesë të barazisë para ligjit, ndërsa Basha theksoi se akuza nuk nënkupton fajësi dhe se vendimin përfundimtar e merr gjykata.

Debati u shoqërua me tone të forta, ndërsa në fokus u vendosën edhe pasuria e Ballukut dhe kërkesa e radhës për heqjen e imunitetit. Pjesë nga debati në studio:

Pyetje: A jeni ju pro faktit që një person që ka akuza të arrestohet, apo të hetohet dhe nëse del fajtor të arrestohet?

Kapri: Këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Po bëhet viti që kur ka nisur çështja Balluku dhe sot kemi të bëjmë me një triumf të SPAK. Hetimi i SPAK zbuloi se kemi të bëjmë me korrupsion dhe pastrim parash. Ka një luftë mes pushteteve në Shqipëri, të Ramës dhe drejtësisë. Kjo përbën ngërçin që kemi. Beteja me drejtësinë, sado të zgjatet, do të jetë e humbur.

Faik Basha: Jeni duke folur për A-në e gjësë. Prokuroria është organi i akuzës, që s’do të thotë se kemi të bëjmë detyrimisht me një fakt konkret. Është duke u hetuar. Realisht jemi tek A-ja e gjësë. Ajo që SPAK ka komunikuar dje është në vijimësi të hetimeve, që nuk mund të themi që kemi prova të vlerësuara nga gjykata për të pasur një fajësi. Deri tani nuk kemi fakte, vetëm organin e akuzës që po bën hetimet.

Kapri: Unë të kundërshtoj, është shprehur dhe gjykata.

Faik Basha: Fakti i rëndësishëm është vendimi përfundimtar.

Kapri: Apo trajtohet e barabartë para ligjit Balluku?

Faik Basha: Po trajtohet.

Kapri: Zero.

Faik Basha: Kemi një SPAK që po kryen detyrën në mënyrë të përkryer. Pjesën më të madhe të pushtetit zonja e ka dorëzuar. Edhe çështja e imunitetit e di pse ka lindur? Sepse je target i krahut të kundërt politik. Zoti Kapri është deputet dhe ka të drejtën të mbajë anën politike.

Kapri: Shehaj është përjashtuar nga Parlamenti sepse ka kërkuar dosjen Balluku. Çfarë shteti është ky? Ka rënë shteti me zonjën Balluku, nuk ka më ndarje pushtetesh apo barazi para ligjit.

Faik Basha: Në fund gjykata do të vendosë. Ne kemi një qeveri që ka dhënë kontributin kryesor të sistemit gjyqësor. Kemi sot zyrtarë të lartë që hetohen, arrestohen pa dalë në vendime.

Kapri: Te rasti i Ballukut, nuk është rasti te zonja Balluku. Në momentin që zonjës i erdhi akuza nga SPAK, ndryshoi qëndrimi i Ramës. Zonja u mbrojt, nuk iu hoq imuniteti

Faik Basha: Akuza nuk provon fajësi.

Kapri: Ne duhet të jemi të barabartë para ligjit.

Faik Basha: Prokuroria po heton çdo ditë, nuk i ka mjaftuar koha dhe ka marrë dhe 3 muaj.

Kapri: Parlamenti është bërë si gjykatë, pushteti legjislativ ka ndërhyrë.

Faik Basha: Nuk mendoj se Parlamenti duhet të votojë çdo gjë.

Kapri: Parlamenti nuk duhet të mbrojë. Top Channel