Lajme Zone
Vala e të nxehtit drejt fundit, por alarmi klimatik jo! Thyhen të gjitha rekordet, ekspertët: 2027 do të jetë më përvëluese
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vala e të nxehtit drejt fundit, por alarmi klimatik jo! Thyhen të gjitha rekordet, ekspertët: 2027 do të jetë më përvëluese

Temperaturat po rikthehen në mesatare, por të gjitha rekordet tashmë janë thyer. Gazet serë do të përkeqësojnë situatën.

Një muaj: vala më e gjatë e të nxehtit e të gjitha kohërave po shkon drejt fundit. Megjithatë, do të largohet duke “shitur shtrenjtë lëkurën”. Me uljen e temperaturave me disa gradë këtë javë, ato do të rikthehen në intervalin mesatar, duke lënë pas 5-6 gradët mbi normalen që në disa zona na kanë shoqëruar që nga fundi i qershorit. Shkencëtarët e quajnë këtë “anomali pozitive”. Në hartat meteorologjike ajo shfaqet si e kuqja e thellë që mbulon tokat dhe detet. Prej muajsh, ajo 100-150 milionë njerëz në Evropë kanë bashkëjetuar me temperatura mbi 35 gradë gjatë ditës dhe mbi 25 gradë gjatë natës. Sipas sistemit statistikor EuroMomo, vetëm në javën e fundit të qershorit vala e të nxehtit shkaktoi 10 mijë viktima në kontinent. Është kaq e qëndrueshme, saqë termi “valë” pothuajse ka humbur kuptimin, dhe kaq intensive, saqë 2026 pothuajse e ka siguruar medaljen e vitit më të nxehtë që nga fillimi i matjeve (sistemi evropian i monitorimit të klimës, Copernicus, merr si pikë reference vitin 1850). LEXO edhe...Sa e dëmton 'El Niño' ekonominë botërore? Sipas Universitetit Columbia, i cili zhvillon një program mbi ndryshimet klimatike, mjafton që nga tani deri në fund të vitit të regjistrohen temperatura normale që të arrihet rekordi. Megjithatë, kjo nuk do të zgjasë shumë. Që nga pranvera El Niño ka filluar të “ngrohë motorët” dhe në vjeshtë rryma e ngrohtë që periodikisht rrit temperaturat e Paqësorit do të fuqizohet. NOAA, agjencia amerikane që monitoron klimën, parashikon “intensitet historik”. Nëse zakonisht uji ngrohet me një ose dy gradë, në dhjetor do të arrijë katër gradë. Nën ndikimin e El Niños, 2027-a është gati t’ia rrëmbejë fronin 2026-ës. Një studim i kryer nga CNR dhe Universiteti i L’Aquila vëren se ngrohja klimatike po përshpejtohet. Nga periudha 2013-2014, temperatura mesatare globale ka kaluar nga 0,17 gradë në 0,4 gradë më shumë për çdo dekadë. Duket e pabesueshme që vetëm disa gradë shtesë në Paqësor po e bëjnë verën evropiane kaq të pajetueshme. Në të vërtetë, thotë Copernicus, deti po ngrohet jo vetëm në sipërfaqe, por edhe deri në dy kilometra thellësi. Nëse mendojmë për gazin e nevojshëm për të zier ujin e makaronave, mund të imagjinojmë se sa nxehtësi duhet për të ngrohur të gjithë oqeanet e planetit. Detet, sërish sipas Copernicus, thithin 90% të nxehtësisë së tepërt të Tokës dhe e çlirojnë atë vetëm ngadalë. Ato pengojnë uljen e temperaturave gjatë natës dhe në dimër. Janë si një llogari bankare që na garanton vite të nxehta në të ardhmen. Në çdo rast, atë llogari po e mbushin sërish emetimet e gazeve serrë, të cilat vazhdojnë të rriten. Viti i kaluar (i zbutur nga La Niña, rryma e freskët që alternohet me El Niñon) shënoi një rekord të ri të gazeve serrë të emetuara në atmosferë. Janë pikërisht ato që, duke bllokuar rrezatimin diellor dhe duke penguar reflektimin e tij drejt hapësirës, përbëjnë “karburantin” e ndryshimit klimatik. Rritja, që nga viti 1850 e deri në 2025, është 53%. Dioksidi i karbonit, që bllokon rrezet e Diellit dhe pengon shpërndarjen e tyre në hapësirë, në mënyrë paradoksale po e bën Tokën edhe më të errët. Albedoja, pra pjesa e energjisë së Diellit që reflektohet përtej atmosferës, po zvogëlohet pikërisht sepse po rritet pjesa e energjisë që bllokohet nga gazrat serë dhe përthithet nga planeti, ajo që na ngroh. Nëse një alien sot do të na vështronte nga larg, do të shihte dritën e planetit blu të zbehej gjithnjë e më shumë. Pikërisht në kohën kur Dielli vazhdon të shkëlqejë pa mëshirë mbi kokat tona./La Repubblica P.J/ReportTv.al Copernicus el nino Ndryshimet klimatike Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25.3% Social media 16.2% Vota total: 1909 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?