Lajme Zone
Lufta/ Skadon afati 60-ditor SHBA–Iran, ende pa marrëveshje përfundimtare
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Skadon afati 60-ditor SHBA–Iran, ende pa marrëveshje përfundimtare

Marrëveshja e përkohshme synonte ndalimin e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund konfliktit në disa fronte.

Ka skaduar afati 60-ditor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë, por palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete. Afati ishte pjesë e një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar më 17 qershor nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, pas më shumë se tre muajsh konflikti të ashpër. LEXO edhe...Trump urdhëron reduktimin e stërvitjeve ushtarake SHBA-Koreja e Jugut Marrëveshja e përkohshme synonte ndalimin e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund konfliktit në disa fronte. Mes 14 pikave kryesore ishte rihapja e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimi i disa kufizimeve financiare ndaj Iranit dhe nisja e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit. Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit u rikthyen dhe në fund të qershorit pati sulme të reja ushtarake. Më 8 korrik, Trump deklaroi se Memorandumi i Mirëkuptimit kishte përfunduar. Trump ka deklaruar se presioni ekonomik ndaj Iranit është pjesë e strategjisë së SHBA-së. Në fillim të këtij muaji, ai tha se Uashingtoni po e vëzhgonte Iranin teksa përballej me inflacion të lartë dhe mungesë parash. Nga ana tjetër, Teherani nuk ka dhënë sinjale për rikthim të menjëhershëm në negociata. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha të shtunën se ende nuk është marrë një vendim nëse bisedimet me SHBA-në do të rifillojnë. Ndërkohë, edhe pse sulmet direkte mes forcave amerikane dhe iraniane janë ndalur, konflikti vazhdon të ketë pasoja në rajon. Grupet e mbështetura nga Irani vijojnë aktivitetin e tyre, ndërsa në Jemen ushtria ka intensifikuar fushatën kundër Houthëve, të cilët kanë sulmuar objektiva të lidhura me transportin detar dhe aleatët e SHBA-së. Në Liban, ditët e fundit janë shënuar sulme të rënda ajrore izraelite, duke rritur sërish tensionet pavarësisht armëpushimit të arritur në qershor. Lajm në përditësim…. Xh.K/ReportTv.al SHBA lufta në Iran donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25.3% Social media 16.2% Vota total: 1909 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?