Lajme Zone
'Vajzave u gjuanim me topa bore', kryeplaku i Novosejit kujton historitë e dashurisë që lindën tek çezma e 'Gurit të  Beqarëve' në Kukës
EkonomiReport TV

'Vajzave u gjuanim me topa bore', kryeplaku i Novosejit kujton historitë e dashurisë që lindën tek çezma e 'Gurit të Beqarëve' në Kukës

Një çezmë e re publike me tre burime ujë të pijshëm është vendosur në qendër të fshatit Novosej të Kukësit, duke u kthyer në një pikë freskimi për banorët dhe turistët që vizitojnë zonën në ditët e nxehta të gushtit.

Një çezmë e re publike me tre burime ujë të pijshëm është vendosur në qendër të fshatit Novosej të Kukësit, duke u kthyer në një pikë freskimi për banorët dhe turistët që vizitojnë zonën në ditët e nxehta të gushtit. Nisma është financuar nga një banor i fshatit, me dëshirën për të rikthyer jo vetëm një burim uji, por edhe një pjesë të historisë dhe traditës së Novosejit. Kryeplaku i fshatit, Mahmut Noka, kujton se deri në vitet '90 pranë çezmës ndodhej "Guri i Beqarëve". Aty mblidheshin të rinjtë, bisedonin, luanin me topa bore gjatë dimrit dhe njiheshin me vajzat që vinin për të mbushur ujë. Shumë nga ato njohje, thotë ai, u kurorëzuan më vonë me martesë. LEXO edhe...Po eksploronte një shpellë në Grykët e Hapëta dhe theu këmbën, shpëtohet speleologia nga Polonia (VIDEO) “E gjithë rinia u mblidhnim dhe luanim me topa bore. Edhe vajzave iu gjuanim me topa bore kur donim të njiheshim me to” thotë ai. Por ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Mahmut Noka nuk e njohu bashkëshorten pranë çezmës së fshatit. Historia e tij e dashurisë nisi në fshatin fqinj, Shishtavec, ku të rinjtë e asaj kohe takoheshin fshehurazi. Sipas traditës së zonës, djemtë ngjiteshin me shkallë deri te dritarja e vajzës që pëlqenin. Edhe vetë Mahmuti tregon se për dy vjet me radhë përdori shkallën për të takuar vajzën që më vonë u bë bashkëshortja e tij, një kujtim që e sjell sot me nostalgji. “Unë nusen e kam gjetur me shkallë në Shishtavec. Shkoja çdo ditë ndryshe çmendesha. Ajo e kishte shtëpinë në kat të dytë dhe unë ngjitesha në shkallë. Dy vjet zgjati kjo dhe unë më pas e grabita’ thotë Noka Për të ruajtur këtë trashëgimi, pranë çezmës me tre burime do të vendoset një gur simbolik, në kujtim të "Gurit të Beqarëve". Banorët shpresojnë që kjo hapësirë të bëhet sërish një vend takimi, duke mbajtur gjallë kujtesën dhe traditat e dikurshme të Novosejit edhe pse fshati është braktisur nga të rinjtë. U.D/ReportTv.al Mahmut Noka Novosej Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 41.9% Jo 54.3% Nuk e di 3.8% Vota total: 105 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?