Lajme Zone
“Vajzat mbërritën sot në Tiranë: Ka plasur sheshit prostitucioni në TikTok?!”
Të tjeraJOQ Albania

“Vajzat mbërritën sot në Tiranë: Ka plasur sheshit prostitucioni në TikTok?!”

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me aktivitetin e një faqeje në TikTok, e cila përmes disa videove duket se po promovon ardhjen e vajzave të huaja në Tiranë, duke ngritur dyshime për një aktivitet të paligjshëm që mund të lidhet me prostitucionin.

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me aktivitetin e një faqeje në TikTok, e cila përmes disa videove duket se po promovon ardhjen e vajzave të huaja në Tiranë, duke ngritur dyshime për një aktivitet të paligjshëm që mund të lidhet me prostitucionin.

Bëhet fjalë për faqen “Lifan në Tiranë”, e cila ka publikuar disa video të ngjashme, ku shfaqen vajza të huaja dhe përcillet mesazhi: “Vajzat mbërritën sot në Tiranë, Shqipëri”.

Vetëm pamjet e publikuara nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë. Por shqetësimi shtohet ndjeshëm nga mënyra se si faqja u përgjigjet disa prej komenteve të ndjekësve.

Në një koment, një përdorues shkruan: “Uleni çmimin se i keni bërë si në Monako”, ndërsa faqja përgjigjet: “100/2 shot”.

Në një tjetër koment, një person pyet: “Na jep noj nr se m’duhen për pun, si mund t’i kontaktoj?”. Faqja i përgjigjet shkurt: “WhatsApp”.

Një tjetër përdorues pyet: “A ka gjë për ne se shumë të mira janë?”, ndërsa faqja përgjigjet: “Po, i sigurt”.

Po ashtu, në komentet e videos shfaqen edhe referenca të tjera të drejtpërdrejta për shërbime seksuale, ndërsa faqja ka pëlqyer të paktën një prej këtyre komenteve.

Këto komunikime, të marra së bashku me videot e publikuara nga faqja dhe mënyrën se si prezantohen vajzat, kanë ngritur dyshime te qytetari që i është drejtuar redaksisë.

“Gocat paskan ardhur në Tiranë? Lind pyetja, për çfarë paskan ardhur? Ka plasur sheshit prostitucioni”, shkruan denoncuesi.

JOQ Albania nuk mund të konfirmojë në këtë fazë se vajzat e shfaqura në video janë të përfshira në prostitucion apo se faqja kryen një aktivitet të tillë. Megjithatë, kombinimi i përmbajtjes së videove, komenteve të ndjekësve dhe përgjigjeve të vetë faqes është i mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje që kërkojnë verifikim institucional.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturave përkatëse kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të personave që të verifikojnë aktivitetin e kësaj faqeje dhe të përcaktojnë nëse pas këtyre publikimeve fshihet ndonjë veprimtari e paligjshme.

Nëse bëhet fjalë thjesht për përmbajtje në rrjetet sociale, një hetim institucional mund ta sqarojë. Por nëse pas videove fshihet një skemë e organizuar prostitucioni, rekrutimi apo shfrytëzimi të vajzave, atëherë bëhet fjalë për një çështje shumë më serioze që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Videot dhe komunikimet janë publike dhe ndodhen në faqen përkatëse në TikTok. Tashmë mbetet në dorë të institucioneve të verifikojnë se çfarë fshihet pas tyre. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)