Lajme Zone
Ushqimi i kopshtit shkak i helmimit? Pesë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ushqimi i kopshtit shkak i helmimit? Pesë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

Pesë fëmijë kanë përfunduar të shtruar në spitalin e Vlorës, pasi kanë shfaqur simptoma të dyshuara helmimi pas qëndrimit në Kopshtin nr. 10 të qytetit.

Pesë fëmijë kanë përfunduar të shtruar në spitalin e Vlorës, pasi kanë shfaqur simptoma të dyshuara helmimi pas qëndrimit në Kopshtin nr. 10 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, gjithsej shtatë fëmijë janë paraqitur në repartin e pediatrisë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre kanë pasur nevojë të shtrohen në spital për trajtim.

Shqetësimet shëndetësore kanë nisur mbrëmjen e kaluar, kur të miturit kanë shfaqur dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Prindërit bëjnë me dije se edhe disa fëmijë të tjerë kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë marrë trajtim në banesë.

Pas paraqitjes së rasteve, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse për analiza laboratorike.

Tashmë pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi dhe cili mund të ketë qenë shkaktari. Deri në këto momente, shkaku i saktë i gjendjes së fëmijëve mbetet ende i paqartë.