Lajme Zone
Kush drejtonte trafikun e 61 tonëve kokainë? SPAK zbardh rolet e Çopjas, Ballës dhe dy njerëzve të besuar
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kush drejtonte trafikun e 61 tonëve kokainë? SPAK zbardh rolet e Çopjas, Ballës dhe dy njerëzve të besuar

Dosja e SPAK hedh dritë mbi mënyrën se si funksiononte një prej organizatave më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke zbardhur ndarjen e roleve mes drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe mekanizmin që mundësonte transportimin e sasive gjigante të drogës nga Amerika Latine drejt tregjeve europiane.

Hetimet i atribuojnë këtij rrjeti trafikimin e të paktën 60.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës në periudhën 2019-2021, duke zbardhur një strukturë kriminale me disa nivele drejtimi dhe bashkëpunëtorësh. SPAK ka zbardhur rolet e dy drejtuesve të organizatës kriminale që trafikoi 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. SPAK ka zbardhur skemën e funksionimit të organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, e cila dyshohet se trafikoi 60.7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës gjatë viteve 2019-2021. Çela siguronte drogën në vendet e origjinës dhe koordinonte transportin me avionë të vegjël nga Bolivia në Paraguaj, ndërsa Çopja merrej me financimin, transportin ndërkombëtar, nxjerrjen e ngarkesave nga portet europiane dhe shitjen e kokainës. Në strukturën drejtuese ishin edhe Fadil Balla, Petrit Lakatos dhe Mikolvan Mullaj, secili me detyra të përcaktuara.

Dosja e SPAK hedh dritë mbi mënyrën se si funksiononte një prej organizatave më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke zbardhur ndarjen e roleve mes drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe mekanizmin që mundësonte transportimin e sasive gjigante të drogës nga Amerika Latine drejt tregjeve europiane.

Sipas hetimeve, Ervis Çela dhe Franc Gergely (Franc Çopja) kishin kompetenca vendimmarrëse mbi hallka të ndryshme të aktivitetit kriminal, duke koordinuar furnizimin me kokainë, financimin, transportin ndërkombëtar dhe shpërndarjen në Europë.

Ervis Çela, përgjegjës për sigurimin e kokainës në Amerikën Latine

Sipas SPAK, Ervis Çela kishte rolin kryesor në sigurimin e lëndës narkotike në vendet e origjinës. Ai mbante kontaktet me furnizuesit në Amerikën Latine, negocionte sasitë, cilësinë dhe çmimet e kokainës, si dhe organizonte financimin e furnizimit.

Një nga detyrat kryesore të tij ishte koordinimi i transportit nga zonat e prodhimit në Bolivi drejt Paraguajit, përmes rrugëve tokësore dhe avionëve të vegjël.

Në komunikimet e zbërthyera nga hetuesit, laboratorët e prodhimit të kokainës në zonën e Andeve, veçanërisht në Bolivi, identifikoheshin me termin “kuzhina”.

Pas sigurimit të drogës, ngarkesat transportoheshin drejt Paraguajit, ku grumbulloheshin, magazinoheshin dhe përgatiteshin për eksport. Në këtë fazë, Çela koordinonte edhe procesin e ngarkimit të kokainës në portin e Villetës.

Franc Çopja, financimi dhe nxjerrja e ngarkesave nga portet europiane

Në krahun tjetër të organizatës, Franc Çopja kishte përgjegjësinë për financimin dhe koordinimin e fazave të mëtejshme të trafikimit.

Sipas SPAK, ai organizonte transportin ndërkombëtar të ngarkesave, siguronte kompanitë porositëse që shërbenin për kamuflimin e kokainës mes mallrave të ligjshme dhe koordinonte nxjerrjen e drogës nga portet europiane, kryesisht nga porti i Anversës në Belgjikë.

Çopja kishte gjithashtu rol në menaxhimin e shitjes së kokainës në Europë, përcaktimin e sasive dhe çmimeve, organizimin e shpërndarjes me shumicë dhe administrimin e përfitimeve financiare.

Hetimet kanë evidentuar edhe kontaktet e tij me persona të lidhur me strukturat doganore dhe të sigurisë portuale në Anversë, përfshirë punonjës që operonin skanerët dhe kryenin shërbime sigurie.

Sipas komunikimeve të analizuara, nxjerrja e ngarkesave nga portet europiane përllogaritej në rreth 15% të sasisë së kokainës, ndërsa pagesa bëhej zakonisht në natyrë, duke dorëzuar një pjesë të drogës.

Fadil Balla, pjesë e nivelit të parë drejtues

Në nivelin e parë drejtues të organizatës, SPAK identifikon edhe Fadil Ballën, i cili rezulton të ketë bashkëpunuar kryesisht me Ervis Çelën.

Balla ishte i përfshirë në koordinimin e aktivitetit kriminal dhe në bashkërendimin e veprimeve me personat e tjerë të përfshirë në furnizimin dhe transportimin e kokainës.

Petrit Lakatos dhe Mikolvan Mullaj, njerëzit e besuar në terren

Në nivelin e dytë drejtues të organizatës përfshiheshin Petrit Lakatos dhe Mikolvan Mullaj, të cilët kishin përgjegjësi konkrete në realizimin e operacioneve.

Petrit Lakatos konsiderohej krahu i djathtë i Franc Çopjas. Ai merrej kryesisht me nxjerrjen e ngarkesave të kokainës nga porti i Anversës, magazinimin dhe shpërndarjen me shumicë në Holandë, si dhe administrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa Mikolvan Mullaj koordinonte operacionet në terren nën drejtimin e Ervis Çelës dhe Fadil Ballës.

Sipas SPAK, si Lakatos, ashtu edhe Mullaj kishin persona në varësi, të cilët angazhoheshin në transportimin dhe dorëzimin e drogës, si dhe në mbledhjen e parave nga shitja e saj.

Kokaina fshihej mes mallrave industriale, nga Paraguaji drejt porteve europiane

Hetimet kanë zbardhur edhe mekanizmin e përdorur për të transportuar kokainën nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas SPAK, organizata përdorte shoqëritë tregtare P.T.S.A. dhe E.P.S.R.L., në pronësi të shtetasit D.I.B.C., për të krijuar mbulim të ligjshëm për eksportet.

Kokaina fshihej në ngarkesa që deklaroheshin si produkte industriale, përfshirë stuko patinimi, bojëra dhe mallra të tjera.

Nga Paraguaji, kontenierët kalonin përmes korridorit lumor Paraguaj-Paraná drejt portit të Buenos Airesit në Argjentinë, ku ngarkoheshin në anije tregtare për të vijuar më pas drejt Europës.

Ndër destinacionet kryesore ishin portet e Hamburgut në Gjermani, Anversës në Belgjikë, Barcelonës në Spanjë dhe Roterdamit në Holandë.

Një tjetër element i zbuluar nga hetimi ishte ndryshimi i destinacionit të kontenierëve gjatë lundrimit, për t'i orientuar drejt porteve ku organizata kishte krijuar kushtet për marrjen e ngarkesave.

Për lëvizjen e parave përdorej edhe sistemi informal i transferimit të vlerave “Hawala”, ndërsa në komunikime përmendej termi “token” si identifikues për verifikimin e dorëzimit të shumave.

Sipas SPAK, komunikimet në platformat SkyECC dhe EncroChat, të ndërthurura me provat e siguruara nga autoritetet e huaja, kanë ndihmuar në rindërtimin e roleve dhe marrëdhënieve mes drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të organizatës.

Hetimet i atribuojnë këtij rrjeti trafikimin e të paktën 60.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës në periudhën 2019-2021, duke zbardhur një strukturë kriminale me disa nivele drejtimi dhe bashkëpunëtorësh. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Një person i tretë në vrasjen e Urim Fikut? Zbardhen detaje të reja, gruaja ndryshon dëshminë 7 Nëntor 2026, 11:2711:27Kronike Droga nga Amerika e Jugut drejt Europës, SPAK zbardh 5 episodet e kapjes së 18.7 tonëve kokainë të organizatës Çopja 7 Nëntor 2026, 11:2011:20Kronike Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet 43-vjeçari; tre të tjerë në kërkim 7 Nëntor 2026, 11:0611:06Kronike Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë, gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës; dyshimet për atentat ndryshojnë pistën e hetimit 7 Nëntor 2026, 10:5110:51Kronike Nga resorti luksoz Ajman Park, Solis Farm te vila me vlerë 1 mln euro në Dhërmi; çfarë iu sekuestrua organizatës kriminale Çopja 7 Nëntor 2026, 10:3410:34Kronike Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen dy vëllezër; në kërkim një 24-vjeçar 7 Nëntor 2026, 10:2310:23Kronike