Foto Pamfleti / Dy kompani të mbledhjes së detyrimeve po kërcënojnë qytetarët me gjyqe dhe përmbarim, ndërsa CELS i denoncon pagesat si të pambështetura me dokumente... Pronari i kompanisë telefonike “One Albania”, Gellért Zoltán Jászai, po hetohet në Hungari për dyshime për korrupsion dhe klientelizëm në përfitimin e fondeve, pasurive, koncesioneve dhe licencave shtetërore gjatë qeverisjes së mikut të tij, Viktor Orbán.
Në Shqipëri, ndërkohë, Jászai po zhvillon përmes “One Albania” një operacion për mbledhjen e detyrimeve të pretenduara ndaj abonentëve. Qytetarë dhe biznese po përballen me paralajmërime për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore për shuma që, sipas denoncimeve, nuk mbështeten me dokumente debitore.
“One Albania” ka angazhuar dy kompani për mbledhjen e borxheve, “ODMC Albania” dhe “D&A Fin Partner”. Këto kompani po u kërkojnë klientëve pagesa për detyrime që një pjesë e qytetarëve i kundërshtojnë si të pavërtetuara.
Qendra e Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, e ka denoncuar publikisht këtë praktikë si një skemë zhvatjeje përmes faturimit të detyrimeve fiktive.
CELS u ka bërë thirrje bizneseve dhe individëve që kanë kontrata me “One Albania” të mos paguajnë shuma të pambështetura me dokumentacion, të refuzojnë presionet dhe t’i denoncojnë rastet pranë institucioneve përgjegjëse.
Shumë klientë të “One Albania”, të cilët deklarojnë se i paguajnë rregullisht faturat, kanë marrë njoftime të përsëritura nga “ODMC Albania” dhe “D&A Fin Partner”.
Dy shoqëritë po u dërgojnë abonentëve mesazhe dhe shkresa, ku i paralajmërojnë se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.
Në disa raste, kompanitë kërkojnë pagesën e 1000 lekëve për çdo numër telefoni me kontratë. Abonentët që kanë marrë njoftimet pretendojnë se mbeten klientë aktivë dhe i paguajnë rregullisht faturat mujore.
Burime pranë çështjes paralajmërojnë se shumat mund të rriten, ndërsa “One Albania” nuk u ka paraqitur klientëve dokumentacionin që provon origjinën dhe llogaritjen e detyrimeve të pretenduara.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “ODMC Albania” u regjistrua më 20 prill 2023, me administratore Magdhalini Lena dhe seli në kompleksin “Arlis Square 21”, në Rrugën e Kavajës.
Shoqëria është degë e kompanisë serbo-qipriote “ODM Collections doo Beograd”, me seli në Rrugën “Lomina”, nr. 20, Savski Venac, Beograd. Në strukturën e saj përmenden kompanitë “Ocean Ideas LTD”, “Ocean Roark doo Beograd”, “Nexlify Holdings” dhe “Driftwave LTD”.
Mes pronarëve dhe drejtuesve të “ODM Collections doo Beograd” figurojnë Dejan Vuković, Marin Gligo, Jasna Radovanović, Snežana Stojković, Zhanar Seidakhmetova dhe Malik Kushaliyev.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Pamfleti”, këta persona kanë zhvilluar marrëdhënie ekonomike dhe financiare me Gellért Zoltán Jászain, pronarin e “One Albania”.
Tetë muaj pas regjistrimit të “ODMC Albania” në Shqipëri, konkretisht në dhjetor 2023, pronarët e kompanisë mëmë arritën një marrëveshje me Jászain për blerjen e portofolit të borxheve që abonentët pretendohej se i kishin “One Albania”.
Kompania telefonike ka angazhuar në të njëjtin operacion edhe “D&A Fin Partner”, një emër i përmendur më parë në denoncimet për abuzimet me mikrokreditë dhe mbledhjen e detyrimeve ndaj qytetarëve.
“D&A Fin Partner” është në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës. Mbi aktivitetin e saj rëndojnë pretendime për transferime të dyshimta parash, të maskuara si mbledhje borxhesh dhe shërbime të menaxhimit financiar.
Burimet e lidhin kompaninë edhe me pronarin e “IuteCredit”, Akan Ajdini, një tjetër emër i përmendur në çështjet e mikrokredive. Sipas të njëjtave informacione, Ajdini ka bashkëpunuar me rrjetin e lidhur me “One Albania” dhe në operacione financiare që prekin “OTP Bank”.
Në qendër të skemës mbetet një pyetje e thjeshtë: mbi çfarë dokumentacioni po u kërkon “One Albania” abonentëve të paguajnë detyrime që ata thonë se nuk i kanë?
Kompania duhet të publikojë bazën kontraktore, faturat, periudhën e krijimit dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi. Deri atëherë, mesazhet me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim nuk provojnë ekzistencën e borxhit. Ato provojnë vetëm presionin ndaj klientëve./Pamfleti“one albania” gellért zoltán jászai Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit 6 Nëntor 2026, 19:3519:35Anti-Mafia “One Albania” në alarm nga fsja e “4iG”, hedh në sulm studiot e borxheve për të shantazhuar abonentët 5 Nëntor 2026, 19:0819:08Anti-Mafia Alarm nga Paraguai për bankat dixhitale, “Jet Bank” bombë me sahat për kursimet e shqiptarëve 5 Nëntor 2026, 16:5216:52Anti-Mafia Batërdi me financat në universitetin e Durrësit: Rektor ‘Çimi’ dhe Endri Balla, tenderë me flamuj të kuq dhe fonde të fshehura 4 Nëntor 2026, 14:4314:43Anti-Mafia “Zhduken” 130 ton enë kuzhine të ARTEG shpk në Doganën e Durrësit, asgjësim "fantazmë" dhe dyshime për 130 mijë euro ryshfet 3 Nëntor 2026, 18:2418:24Anti-Mafia Rama ushqen me 33 milionë euro inceneratorin fantazmë të Tiranës, “levat e aferës” në burg e arrati, pazari vazhdon 3 Nëntor 2026, 16:5716:57Anti-Mafia

