Lajme Zone
Ursula von der Leyen nis sot turin ballkanik nga Tirana, takim me Begajn dhe Ramën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ursula von der Leyen nis sot turin ballkanik nga Tirana, takim me Begajn dhe Ramën

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të takimit me Ramën, të dy pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 17:30.

Plani parashikon përcaktimin e reformave prioritare, afateve orientuese dhe objektivave për përfundimin e fazave të negociatave. Ursula von der Leyen nis sot turin ballkanik nga Tirana Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot turin në Ballkanin Perëndimor, me Tiranën si ndalesën e parë të vizitës së saj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të takimit me Ramën, të dy pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 17:30.

Më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë vizitën në Kosovë, ku do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po atë ditë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku në axhendë janë takimet me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Turneu do të përmbyllet të premten në Maqedoninë e Veriut, ku presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në këtë vizitë, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e itinerarit. Sipas njoftimit, të dyja vendet janë lënë jashtë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që pritet të zhvillohen atje.

Në fokus të vizitës së Von der Leyen do të jetë edhe një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me synimin për t’i ndihmuar këto vende të avancojnë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Plani parashikon përcaktimin e reformave prioritare, afateve orientuese dhe objektivave për përfundimin e fazave të negociatave. Në të njëjtën kohë, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin, ndërsa vendimet kryesore do të vijojnë të kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Bashkimi Evropian po shqyrton gjithashtu një model të integrimit gradual të vendeve kandidate, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Në këtë drejtim, dy data pritet të jenë të rëndësishme: 6 tetori, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e BE-së do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme të Unionit.ursula von der leyen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ervin Salianji tallet keq me deputetin e PD: Seriozitetin e ka sa një tru pule 30 Shtator 2026, 07:4607:46Politike Fundi i Europës së vetove? Brukseli hap betejën për një BE me mbi 30 shtete 29 Shtator 2026, 21:0021:00Politike Nga beteja për Shabanin te lufta me Kushtetuesen, PD përplaset me Gjykatën; akuza për manipulimin e fakteve 29 Shtator 2026, 20:1620:16Politike Kush e çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH? PD hap frontin parlamentar ndaj Ramës 29 Shtator 2026, 19:5419:54Politike Berisha në Strasburg: Emigrimi po e përball Shqipërinë me një kërcënim ekzistencial 29 Shtator 2026, 19:0519:05Politike Shqipëria në korsinë e BE-së/ Rama hyn në testin final, fatura politike me të cilën përballet 29 Shtator 2026, 17:5517:55Politike