Një apel urgjent për dhurim gjaku i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania nga një familjar i një pacienti që ndodhet në Spitalin e Lushnjës dhe ka nevojë për gjak të grupit A+.
Sipas familjarit, pacienti ka nevojë për transfuzion dhe, pavarësisht se kanë siguruar një dhurim për sot, ai vijon të ketë hemorragji dhe pritet të ketë sërish nevojë për gjak.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë grupin A+ dhe janë në gjendje të dhurojnë. Dhurimi mund të bëhet edhe në Tiranë, ndërsa familjarët shprehen se do të dërgojnë dikë për ta marrë gjakun dhe për ta transportuar drejt Lushnjës.
“Ju lutem e publikoni që të vijë dikush, kushdo që do të dhurojë për babin tim gjak. Mund të dhurojë në Tiranë dhe të na e dërgojë me foto kuponin e gjakut. Do shkojë dikush nga ne ta marrë në Tiranë, sepse këtu në Lushnjë na thonë të martën hapet banka e gjakut”, shkruan familjari.
Kush mundet të ndihmojë me dhurim gjaku të grupit A+, mund të kontaktojë në numrin: +355 68 245 2300
Çdo dhurim mund të jetë një ndihmë e madhe për familjen në këtë moment.

