HIMARË- Pas një nate të vështirë, ku flakët vërshuan drejt banesave dhe strukturave akomoduese në Himarë, gjithçka që ka mbetur pas shuarjes së flakëve janë banesa të shkrumbuara tërësisht nga zjarri.
Njëra prej këtyre banesave ndodhet pas shpinës time. Në vend të mureve tashmë janë rrënojat.
Vangjel Llazari, një prej banorëve të prekur, na tregon dëmet në shtëpinë e babait të tij, ndërsa mrekullisht banesa e tij ka shpëtuar nga zjarri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Edhe në ato banesa që më parë kishte jetë, tashmë çdo gjë është braktisur.
Kalithea Llazari iku mbrëmjen e së premtes dhe shtëpinë e la të rrethuar nga flakët. Mëngjesin e së shtunës ajo u kthye për të parë çfarë kishte mbetur pas zjarrit apokaliptik.
Duke dashur të shpëtojë çka kishte mbetur, ajo tregon edhe momentet e vështira të largimit, teksa flakët afroheshin dhe rreziku bëhej gjithnjë e më i madh.
E detyruar të lërë shtëpinë, ajo ka gjetur strehë pranë të afërmve të saj. Himara do të zgjohet sërish.
Por për këto familje, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Pamje të tilla janë mesazhi më i qartë i rrezikut që vjen nga zjarrvëniet e qëllimshme./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet himarezjarr
